Shkupi dhe Sofja nënshkruajnë protokollin për kapërcimin e dallimeve
Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 17 July 2022
Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, nënshkruan të dielën në Sofje protokollin që parasheh procedurat dhe dinamikën e kapërcimit të dallimeve mes tyre, që janë pjesë e propozimit francez. Përmbajtja e protokollit nuk është publikuar.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se kanë pasur bisedë konstruktive dhe thelbësore për punën e pesë grupeve dhe, sipas tij, në protokoll shihet se është bërë shumë dhe secili që është përfshirë ka investuar sa më shumë që të ketë projekte, memorandume dhe dokumente që forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Sipas Osmanit, një kapitull i ri me qëllim që bashkëpunimi të jetë më i ngushtë dhe i bazuar në besim.
“Për ne është një mundësi historike që pas 17 vjetësh status kandidat, Maqedonia e Veriut merr mundësinë që nesër, pasnesër, të fillojë negociatat me BE-në, ne çka fillon fazën e fundit të anëtarësimit tonë në BE. Shpresojmë që ky proces dypalësh bashkëpunimi me Republikën e Bullgarisë, por edhe rruga tjetër e negociatave të anëtarësimit me BE-në, do të mundësojë bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve. Presim mbështetje nga Republika e Bullgarisë në këtë rrugë, e cila sapo ka filluar negociatat për anëtarësim në BE”, tha Osmani.
Ministrja e Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, tha se takimi ka qenë i dobishëm dhe është shënuar përparim në të gjithë sektorët.
Sipas saj, “tani mbetet të përmbushet ajo që është rënë dakord, që kërkon angazhim serioz nga të dyja vendet”.
Gençovska tha se Bullgaria është vendi që mbështet fuqishëm integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Me nënshkrimin e protokollit hapet rruga për mbajtjen e konferencës së parë politike ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.
Komisioni i përbashkët ndërqeveritar është pjesë e detyrimeve që dalin nga Traktati i Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2017.
Nënshkrimi i protokollit vjen një ditë pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez, që i hap rrugë integrimit të Shkupit në BE. Pas miratimit, zyrtarët e BE-së paralajmëruar se negociatat për anëtarësim në bllok për Shkupin dhe Tiranën do të hapen javën e ardhshme.
Për gati dy vjet, Bullgaria, shtet anëtar i BE-së, mbajti në fuqi veton për nisjen e negociatave mes bllokut dhe Shkupit, për shkak të mospajtimeve sa i përket historisë dhe gjuhës maqedonase./rel
Të tjera
-
Raportohet se është gjetur helikopteri i rrëzuar në të cilin ishte Presidenti i Iranit
“The Guardian”, duke iu referuar raportimit të televizionit shtetëror të Iran...
-
Tahiri: Arratisja e Sekiraqës dështimi i radhës i drejtësisë, një arsye më shumë për zgjedhje
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i li...
-
Rrëzohet helikopteri i presidentit të Iranit, ai ishte brenda tij
Një helikopter që transportonte presidentin Ebrahim Raisi është dashur të bëj...
-
Parashikimi i motit për pesë ditë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë javës që vjen ...
-
Vizita e nënsekretares Allen në Kosovë, DASH del me njoftim për takimin me Presidenten Osmani
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar sot n...
-
Kapen kosovari e serbi në Zvicër me pasaporta kroate false, punuan si murator
Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndr...
-
Kurti i shpreh keqardhje zyrtares amerikane që Kosova s’u fut në agjendë për anëtarësimin në KiE
Kryeministri Albin Kurti ia ka shprehur Nënsekretares amerikane të Shtetit pë...
-
Forca detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Forcat Detare të Shqipërisë kanë dërguar edhe anijen e dytë në operacionet e ...
-
Kurti: Amerika është mikja dhe partnerja jonë historike
Kryeministri Albin Kurti sot është takuar me nënsekretaren e Departamentit të...
-
Përfundon takimi i prindërve dhe Thaçin në Hagë, flet babai: “Po na merr malli, n’Kosovë e kanë venin e jo këtu”
Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në Qendrën e Parabu...
-
Osmani pas takimit me Nënsekretaren amerikane: Partneriteti ynë me SHBA-të, është dhe do të mbetet ekzistencial për çdo sukses dhe çdo arritje të Republikës sonë
Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video nga takimi dhe konferenca e përba...
-
Hamza në Zvicër: Mërgimtarët janë shtyllë e pamohueshme ekonomike
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Bedri ...