Kurti flet për rritjen e çmimeve: Kemi inflacion të importuar, nuk është prekur vetëm Kosova
Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 30 June 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për rritjen e çmimeve, ka thënë se Kosova nuk është i vetmi vend që është prekur nga rritja e çmimeve, e ku ai tha që vjen si pasojë e luftës në Ukrainë.
Kurti tha se bëhet fjalë për inflacion të importuar dhe se Qeveria që ai drejton ka bërë të pamundurën për të ndërmarrë masat e duhura për të ndihmuar qytetarin.
“Është evidente se kemi rritje të çmimeve për produktet e konsumit bazë. Ukraina ka eksportuar grurë dhe vaj luledielli në botë. Lufta atje ka ndaluar eksportin. Kjo ulje e ofertës krahas rritjes së kërkesës ka ndikuar natyrshëm në rritjen e produkteve të naftës dhe të produkteve esenciale. Kosova nuk është e vetmja ku janë rritur çmimet. Bëhet fjalë për inflacion të importuar. Si qeveri kemi bërë të pamundurën të ndërmarrim masat e duhura. Kemi marrë masa ndaj tregtarëve që tentuan të trashin fitimet duke manipuluar me çmime. Me angazhimin e inspektoratit kemi ndërmarrë masa për tregtarët që manipuluan me çmime. Kemi dyfishuar pagesën e asistencës sociale. Me buxhetin për vitin 2022 kemi ndarë mbi 30 milionë euro për të rritur pensionet, për të mbështetur lehonat dhe shtesat për fëmijë. Një muajin prill kemi miratuar një pako të re që i prekë 800 mijë persona. Për shumë prej këtyre qytetarëve ka qenë hera e parë që ka ndjerë dorën e shtetit”, tha Kurti në seancën e Kuvendit.
Kurti ka folur edhe për rritjen e çmimeve të derivateve, derisa ka krahasuar çmimet e derivateve në Kosovë me ato në rajon.
“Për karburante kemi marrë vendim për kufizim të marzhës së fitimit dhe tani çmimet janë stabilizuar. Sa i përket karburanteve krahasuar me rajonin, nafta te ne është për 23 centë më lirë se në Shqipëri, ndërsa 9 centë më shtrenjtë se në Maqedoni, kurse benzina është 23 centë më lirë se në Shqipëri dhe dy centë më lirë se në Maqedoni”, u shpreh Kurti në seancën e Kuvendit.
Të tjera
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...