Lajme

Bislimi bën pak lojë me fjalë si Kurti: Marrëveshjen nuk e pranuam, ishte aty

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 21 June 2022

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i palës kosovare në dialog me Serbinë ka bërë pak lojë me fjalë si kryeministri Albin Kurti duke thënë se marrëveshjen për energjinë në veri nuk e pranuan, por e gjetën aty.

Bislimi është përgjigjur edhe në pyetjet se pse Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në opozitë, e quante të dëmshme marrëveshjen.

“Marrëveshjen ne nuk e kemi pranuar. Marrëveshja është aty. Problemi ka qenë që marrëveshja kur është nënshkruar ka qenë e keqe dhe e kemi thënë publikisht dhe e kemi kundërshtuar për arsye se në momentin kur e negocion, ke hapësirë për negocim dhe mendojmë se ka qenë marrëveshje e dëmshme, mirëpo implementimi i saj ka qenë edhe më i dëmshëm. Ajo që ne kemi bërë me udhërrërfimin e sotëm është se e kemi kthyer situatën në normalitet, por pa thënë që marrëveshja është e mirë”, tha ai për rtk.

-Advertisement-

Ai mes tjerash, deklaroi se është vetëm udhërrëfyes për hapat që duhet të ndërmerren deri te normalizimi i çështjes.

“Nuk trajtohen aspak çështjet pronësore. Është vetëm udhërrëfyes për hapat që duhet të ndërmerren deri te normalizimi i çështjes. E kemi publikuar edhe udhërrëfyesin, në asnjë fjalë s’përmendet asnjë aset, sepse udhërrëfim apo pikënisje është legjislacioni i Kosovës që e njeh KEDS-in si monopolist në ofrimin e shërbimit të shpërndarjes në Kosovë”, tha zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i palës kosovare në dialog me Serbinë .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera