Rritet sërish importi i mallrave nga Serbia
Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 19 June 2022
Është rritur edhe më tej trendi i importit të mallrave dhe produkteve prej Serbisë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Vetëm në 5 mujorin e parë të këtij viti, Kosova ka importuar mallra nga ky shtet fqinj në vlerë mbi 130 milionë euro, ose rreth 25 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Nga komuniteti i biznesit dhe ekspert të ekonomisë, thonë se ky trend i rritjes së importit të mallrave nga Serbia po ndodhë për disa arsye, një ndër to për shkak se Qeveria e Kosovës nuk po i mbështet prodhuesit vendor sikur Serbia kompanitë e saj.
Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi ka thënë për KP, se mungon vullneti i Qeverisë së Kosovës për subvencionimin e prodhuesve vendor, e cila do të ndikonte në uljen e importit nga shteti serb.
“Ky është si rezultat edhe i përkrahjes që shteti serb i bën bizneseve atje, dhe se çmimet e tyre janë konkurruese në krahasim me çmime të tjera. Ndërsa, që shteti ynë nuk është duke i mbështetur mjaftueshëm bizneset tona në produktet e caktuara që importohen atje, në mënyrë që të bëhet një konkurrencë shumë më e fuqishme dhe të kemi rritje të prodhimit tonë vendor. Pra, edhe për këtë mungon vullneti i Qeverisë së Kosovës për politika më të mirë, më përkrahëse, më subvencionuese për prodhuesit, për bizneset tona. Po ashtu, për rritjen e punësimit dhe për rritjen e mirëqenies së qytetarëve”, theksoi Krasniqi.
Eksperti i ekonomisë Muhamet Spahiu thotë për KosovaPress, se vetëm në pesë mujorin e parë të këtij viti, Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë prej 132 milionë euro.
Ky import në këtë pesë mujor, sipas Spahiut, është më i larti në katër vitet e fundit.
“Mendoj se ky pesë mujor do të jetë më i lartë së paku në këto katër vjet të fundit, ndoshta do të jetë më i lartë se 2018-ta kur ka qenë kulmi, para aplikimit të masës 100 përqind të taksës ndaj Serbisë”, thekson Spahiu.
Spahiu thotë se rritja e importit nga Serbia ka qenë e pritshme për shkak të heqjes së barrierave dhe taksave nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe.
“Ka qenë e pritshme, jo e pritshme në aspektin negativ, për shkak se janë hequr shumë barriera të cilat kanë qenë të krijuara prej qeverive të kaluara, përderisa në këtë mandat është parë të ketë një tendencë të largimit të të gjitha barrierave të mundshme, sikur të disa prej produkteve të veçanta, gjithashtu edhe për të gjithë tregtinë prej Serbisë. Edhe normalisht që është pritur që kanë me u rritë dhe kanë me ndodhur trendët edhe më të larta se që ka ekzistuar tregtia me Serbinë”, thotë ai.
Spahiu ka shtuar se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka shkelur parimet dhe premtimet sa i përket mallrave dhe produkteve serbe.
“Ky lloj marketingu politikë që në Kosovë është bërë praktikë dhe që s’ka asnjë kriter, nuk ka aspak moral, mendoj që e ka mbërri kulmin, madje në aspektin e këtyre premtimeve që i kemi pasur “Reciprociteti, ndalimi i importit të mallrave nga Serbia, bisedimet”, që normalisht disa edhe atëherë kanë qenë paradokse, tash janë bërë paradoks shumë të veçantë, që ndoshta vetëm një herë munden me ndodhur kur ka qenë shumë ekstrem kundërshtimi para se me marrë Vetëvendosje pushtetin, kurse është komplet në ekstrem sjellja ndaj këtyre premtimeve që i ka premtuar kjo qeveri”, thotë ai.
Ndërkaq, importi produkteve nga Serbia ndër vite vijon kështu: Në vitin 2021 vlera e mallrave të importuara nga ky shtet ishte 305 milionë euro, më 2020 ishte 173.4 milionë euro dhe më 2019 ka qenë 4.4 milionë euro (taksa 100%).
Të tjera
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...