Donjeta Sadiku shpërblehet me 14 mijë euro pas suksesit në botërorin e boksit
Autori: Gazeta inFokus
11:58 | 23 May 2022
Pas suksesit të madh që ka arritur në Kampionatin Botëror të Boksit për femra që u mbajt në Turqi ku e fitoi medaljen e bronztë, boksierja Donjeta Sadiku ka pranuar sot edhe shpërblimin nga Ministria e Kulturrës, Rinisë dhe Sportit.
Për suksesin e saj, Sadiku u shpërblye me 14 mijë euro, kurse trajnerja e saj Mariola Sallauka me 7 mijë euro.
Më këtë rast ministri Hajrulla Çeku tha se kjo është një e arritur shumë e madhe jo vetëm për boksin por edhe për të gjithë Kosovës sepse puna e tyre po bënë që flamuri i Kosovës po ngritet në organizimet më të mëdha ndërkombëtare në sport.
“Është një moment edhe historik por edhe për vendin tonë edhe për sportin , por veçanërisht për boksin. Në këtë rast ajo që po na bënë veçanërisht të lumtur është që vajzat e Kosovës po na bëjnë që në të mburremi në të gjithë botën që flamuri i Kosovës të ngritet në organizimet më të rëndësishme ndërkombëtare kështu që falemnderit për të gjithë punën që e ke bërë, për përkushtimin që e ke pasur dhe të urojë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen”, tha Çeku.
Ndërsa Donjeta Sadiku tha se pas këtij suksesi, ajo synon që të sjellë medalje të tjera dhe se qëllimi kryesor tani është të fitohet një medalje edhe në Lojërat Olimpikë “Parisi 2024”
“Po shpresoj që kjo nuk do të jetë medalje e vetme. Tani veç se kam filluar me medalje, po besoj shumë tani edhe medalje të tjera. Qëllimi im kryesor është cikli olimpik ‘Paris 2024”, po besoj shumë që do të kualifikohem dhe të sjellë medalje olimpikë ashtu sikur siç ka edhe xhudo”, tha Sadiku.
“Donjetën e kemi edhe bursiste olimpike kështu që edhe vet ajo tha që synimet i ka në “Paris 2024” dhe ne besojmë që nëse vazhdon Donjeta kështu de Zoti i jep shëndetin dhe fatin sepse sporti ka sakrificat e veta, lëndimet po njëherë për njëherë Donjeta është në rezultatet më të mira të mundshme duke iu falënderuar trajnerëve dhe federatës, kryetari, të gjithë ata që po e përkrahin dhe besoj që do të na bëjë krenar edhe në “Parisi 2024”.
Në fund Ministri Çeku shtoi se për shkak të këtyre suksese, ministria që ai drejton është duke hartuar një strategji për mbështetjen e sportit në përgjithësi, sidomos në krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore.
Donjeta Sadiku për të fituar medaljne e bronztë mposhti tre kundërshtare dhe më pas undal në gjysmëfinale nga boksierja amerikane Shakiyla Ellis.

T� tjera
-
Pse Ligji për Dhomat e Specializuara pritet të votohet sot ashtu siç është
PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje që ligji për Dhomat e S...
-
“Qeveria na bllokon, qytetarët po e paguajnë çmimin”, Rama kërkon ndihmën e privatëve për pastrimin e Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për bllok...
-
Tahiri: Aleanca mbështet propozimin e PDK-së për procedimin e ligjit, më pas menjëherë të fillojë procedura e amendamentimit
Aleanca do ta mbështesë procedimin për rivotimin e ligjit për Dhomat e Specia...
-
PDK dhe VV pa dakordim për Ligjin për Specialen, në Kuvend shkon versioni i njëjtë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka bërë të ditur në Komisionin për Legjisla...
-
Esmeralda Hasani emërohet në krye të SHISH-it, zëvendëson Vlora Hysenin
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Esmeralda Hasanin në detyrën e Drejtores...
-
E goditi me traktor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, prangoset i dyshuari në Viti
Një person është arrestuar në fshatin Debëlldeh të Vitisë, nën dyshimin për v...
-
Raportohet se Ligji për Specialen do të votohet sot, amandamentimi nis të hënën
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë arritur ujdi p...
-
Angazhohen kompani private, nis aksioni për pastrimin e Prishtinës
Komuna e Prishtinës ka angazhuar kompani private dhe, me mbështetjen e UNDP-s...
-
E mitura bie nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda
Një vajzë e mitur ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë aksidentalisht nga ...
-
Gjenden mbetje eshtërore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit
Gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara në fshatin Lubizhdë të Prizrenit,...
-
Eksperti i tregjeve financiare: Produktet në Kosovë shiten deri në 60 për qind më shtrenjtë se në vendet e tjera
Profesori dhe eksperti i tregjeve financiare, Florin Aliu, ka vlerësuar se çm...
-
Shtatë raste të dhu*nës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë, s...
































