Arrestohet një i dyshuar për trafikim me narkotik
Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 05 May 2022
Zyrtarë policorë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë, pas pranimit të një informate se një i dyshuar merret me shit-blerje në sasi të vogla të substancave narkotike dhe pas trajtimit policor të kësaj informate, ka arritur ta identifikojë dhe ta ndalojë të dyshuarin.
Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit (B.G., viti i lindjes 1995, mashkull, kosovar) është bërë në bashkëpunim mes hetuesve të antidrogës dhe zyrtarëve policorë që janë të angazhuar në zbatim të Planit Operativ ‘Siguria në shkolla dhe stop drogave në shkolla’. I dyshuari është arrestuar në afërsi të shkollës ‘Gjergj Fishta” në rrugën ‘Ismail Dumoshi’ në Prishtinë.
Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur një sasi e vogël substancë që dyshohet të jetë narkotike-marihuanë, 2320 (dy mijë e treqind e njëzet) euro dhe një thikë. Policia ka kërkuar nga organet e drejtësisë (prokuroria) leje për kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit. Pas pranimit të urdhër-kontrollit, policia e ka realizuar të njëjtin dhe në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar edhe:Një armë zjarri AK-47 me dy karikatorë dhe 50 fishekë të kalibrit 7.62 mm,
Një armë zjarri “Bereta” me një karikator dhe 8 fishekë të kalibrit 7.65 mm,
Një sprej,
Katër dhjetë e tetë qese të vogla (dyshohet të jetë marihuanë) me peshe 39gr.,Një peshore digjitale etj. (për më shumë shih foton në bashkëngjitje).
Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit iniciohen dy vepra penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve‘.Me aktvendim nga prokurori kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.
Të tjera
-
Kurti: Rreziku i një luf*te të re në rajon është real, duam të anëtarësohemi sa më shpejt në NATO
“Ekziston një rrezik real i luftës pasi Serbia është duke krijuar lidhje më t...
-
Zyrtare: Policia e shpall në kërkim Enver Sekiraqën!
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve t...
-
Stano: S’ka asgjë të re rreth raportit të Borell për masat, veprimet e fundit në Veri të padobishme
Republika e Kosovës vazhdon të jetë ende nën masa të Bashkimit Evropian. Zëdh...
-
Szunyog: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk varet nga BE-ja
Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se çështja e...
-
Bajrami: Qeveritarët tanë kanë shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Dënohen me 19 vite burg vr āsësit e Lulzim Fejzullahut
Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur vendimin e aktgjykimit për vra...
-
Deputetja e LDK-së kundër marrëveshjes me Danimarkën: “Eksportojmë të rinj jashtë vendit, importojmë kriminelë”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka krit...
-
Korenica: Vetëm çiftet të kenë fëmijë, jo gruaja e pamartuar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka propozuar që të ndryshohe...
-
Pas Abdixhikut, Hovenier takon edhe Vjosa Osmanin, kjo është arsyeja
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHB...
-
Abdixhiku ha drekë me Hovenierin, flasin për vizionin euroatlantik të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dalë në drekë ...
-
Moska: Vendimi i Norvegjisë për të ndaluar turistët tanë është armiqësor dhe diskriminues
Moska e ka cilësuar ndalimin e hyrjes së turistëve rusë në Norvegji nga 29 Ma...
-
Kurti jep detaje të tjera për vizitën në Londër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për vizitë në Londër...