Dreshaj kritikon ministrin Latifi për mospunë: Të nevojshme reformat që mundësojnë shërbime cilësore
Autori: Gazeta inFokus 08:11 | 02 May 2022
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se strategjia e ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifi deri më tani nuk ka dhënë ndonjë rezultat.
Sipas tij, kjo për faktin se ai nuk është aktiv në punën, duke kërkuar që shëndetësia duhet të bëhet prioritet i Qeverisë.
Ai thotë, listat e pritjes për të marrë shërbime është brengosëse, për shkak se çdo ditë e më tepër ka raste të cilat kanë të bëjnë me procedurat diagnostike urgjente.
“Kjo strategji që ka pasur ministri deri më sot nuk është parë ndonjë iniciativë konkrete. Shpresojmë që ta bëjë sa më shpejt dhe mjekësia ka nevojë për reforma esenciale. Mendoj që çdo iniciative e re që është në funksion të rregullimit të situatës në shëndetësi do të na mundësoj një shërbim më të mirë shëndetësor”.
“Listat e pritjes janë vërtetë për t’u brengosur për shkak se çdo ditë e më tepër po kemi raste të cilat janë duke u shtuar në veçanti ato të cilat kanë të bëjnë me procedurat diagnostike urgjente. Njëkohësisht kemi dhe intervenime urgjente të cilat janë në listat të pritjes për një kohë të gjatë siç janë rastet e ortopedisë. Vërtetë ka shumëçka që të intervenohet e që është e varur nga menaxhmenti lokal dhe njëkohësisht nga intervenimet politike që mund të bëhen nga Ministria e Shëndetësisë”, tha ai, raporton EO.
“Lista esenciale len shumë për të dëshiruar. Mirëpo në një situatë të tillë kur kemi buxhet të reduktuar dhe kur e kemi pandeminë në vlug atëherë nuk pritet ndonjë performancë e Ministrit të Shëndetësisë dhe meaxhmentit lokal. Pra duhet të mendohet që shëndetësia të bëhet prioritet Qeverisës në atë mënyrë që të presim ndërrime të cilat do t’i heton edhe qytetari jonë”.
Të tjera
-
Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” protestojnë para qeverisë, kërkojnë vazhdimin e kontratave të punës
Dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit”, kanë protestuar të martën para ndë...
-
26 vjet nga rënia e heroit Bahri Fazliu
Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe në trekëndëshin kufitar Shq...
-
Regjistrimi i popullësisë: Mbi 1.2 milionë qytetarë të Kosovës janë regjitruar deri më tani
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizoi konferencë për media, lidh...
-
Nis dëshminë dëshmitari i 62-të, Prokuroria pretendon se ai u arrestua dhe u rrἀh nga ushtarët e UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshm...
-
Tentim vrἀsja në Gjakovë ku u lënduἀn pesë persona, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje në Gjakovë. Sipas poli...
-
Pas një mosmarrëveshje për një kontest pronësor, katër persona sulmojnë dy të tjerë në Podujevë
Policia ka njoftuar se katër persona janë arrestuar pasi i kanë sulmuar fizik...
-
Dhuna në familje: Nëntë raste vetëm në 24 orët e fundit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar disa...
-
Presidenti i Kinës nis vizitën dy ditore në Serbi
Presidenti i Kinës Xi Jinping ka nisur një vizitë zyrtare dyditore në Serbi m...
-
Publikohet fotografia e veçantë: Ibrahim Rugova i përkulur para varrit të Fehmi Aganit
Esat Geci, vëllai i Gani Gecit, ka postuar një fotografi ku shihet ish presid...
-
Ministria e Brendshme merr një vendim për patentëshoferët ilegalë serbë
Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendimin që mundëson kalimin nga p...
-
Lajçak takohet ne Washington me Escobarin: Patëm një takim konstruktiv
Emisari i Bashkimit Evropian pwr dialogun, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka...
-
Kurti plot lëvdata për punën e Bashkim Jasharit në krye të FSK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me komandantin e F...