Kosova do të nënshkruaj marrëveshje me Izraelin dhe Francën për kinematografinë
Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 30 April 2022
Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes për bashkëprodhim të filmit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së shtetit të Izraelit, e po ashtu është aprovuar edhe negocimi i marrëveshjes për bashkëprodhim kinematografike ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Francës.
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se qëllimi për të krijuar kushte më të mira në zhvillimin e politikave për kinematografinë, MKRS në bashkëpunim me institucionet përkatëse të shtetit të Izraelit, kanë marrë iniciativë për negocimin e marrëveshjes së bashkëprodhimit filmik ndërmjet Qeverise të Republikë së Kosovës dhe Qeverisë së shtetit të Izraelit.
“Duke pas parasysh se bashkëpunimi i ndërsjellët i shërben zhvillimit të prodhimit të filmit, inkurajon zhvillimin e mëtejme të lidhjeve kulturore dhe teknologjike mes dy vendeve tona, si dhe ky bashkëprodhim mund të kontribuojë edhe në rritjen ekonomike të industrisë së prodhimit të filmit. Konsiderojmë se me anë të nënshkrimit të kësaj marrëveshje për bashkëprodhim filmik, përveç përfitimit direkt që do të ketë komuniteti i kinematografisë, po ashtu do të thellohet edhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve tona”, tha ajo.
Osmani ka shtuar se duke marrë për bazë sukseset e ndërvitshme, sidomos këto të dy viteve të fundit në fushën kinematografisë, MKRS-ja është angazhuar për të mbështetur zhvillimet e talenteve të jashtëzakonshëm që janë në këtë fushë, e po ashtu të fuqizojnë edhe investimet e nivelit institucional në kinematografi.
Sipas saj, MKRS dhe Ministria e Kulturës së Francës kanë arritur të dakordohen për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëprodhimit në kinematografinë ndërmjet vendit tonë dhe Francës.
“Si ministri së bashku me Ministrinë e Kulturës së Francës kemi arritur dakordim për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëprodhimit në kinematografinë ndërmjet Francës dhe Kosovës. Kjo marrëveshje e cila planifikohet të nënshkruhet në festivalin e Kanës, është hapi i radhës për ngritjen e industrisë së kinematografisë kosovare në nivel botëror. Kjo hap rrugë për të gjithë komunitetin artistik të kinematografisë dhe do të krijojë mundësi të reja të bashkëpunimit”, tha ajo.
Të tjera
-
Moti në Shqipëri do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta pasdite
Rrymat e ngrohta subtropikale po dobësohen për shkak të një qendre ciklonike ...
-
Eurostat: Kosova me numrin më të ulët të të burgosurve në rajon
Gratë në Shqipëri kryejnë më pak krime se në të gjithë Europën. Në burgjet sh...
-
22 përfaqësues të Policisë së Kosovës u trajnuan nga DEA amerikane
Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashku...
-
Sot proteston SBAShK-u
Për 1 Maji-Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve do të protestohet. Sindikata e Ba...
-
Presidenti çek: Evropa duhet të përgatitet për zgjerim
Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ka mbështetur zgjerimin e Bashkimit Evropian...
-
34 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës
Sot bëhen 34 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës...
-
1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe ky manifestim lindi ng...
-
Trump gjobitet 9 mijë dollarë, gjykatësi: Ai mund të burgoset nëse përsëritet shkelja e urdhrit
Gjykatësi, Juan Merchan, vendosi të martën se ish Presidenti Donald Trump shk...
-
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën
Një tërmet i fuqishëm ka goditur zonën e Bosnjë-Hercegovinës rreth orës 05:38...
-
Tahiri: Raporti nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës në KiE me Asociacionin
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...
-
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Në fjalimin e tij të parë pas kthimit nga Nju Jorku, presidenti serb Aleksand...