Vetëvendosje: PDK godet vendin për interesa private
Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 23 April 2022
Ndaj deklarimeve në konferncën për media të mbajtur sot nga nënkryetarët e PDK-së, Uran ismaili e Vlora Çitaku, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.
Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, tha se e kanë parë konferencën për shtyp të PDK-së, të cilën e cilësoi si “konferencë të turpit”.
“Nga personazhet e dikur fushatës për shkëmbim territorial me Vuçiqin, nuk pritet gjë tjetër përveç goditje të vendit për arsye krejt private të tyre”, tha Manxhuka për RTK-në.
Sipas tij, është e paprecedentë që kur Kosova me të gjithë institucionet, po punon e vepron kudo në botë për të denoncuar planet e Rusisë në kordinim me Serbinë për rajonin tonë, një parti e Kosovës si PDK, me personazhe dikur ministra e ambasadorë të diskredituar, përpiqet të mashtrojë publikun.
“Gjithë sa u tha aty sot në atë konferencë, e çfarë është thënë dje, është e fabrikuar nga personazhe që vijnë nga bota e përzier e parapolitikës me krimin e organizuar”, u shpreh zyrtari i LVV-së.
“ Madje, jo rastësisht edhe FreedomHouse theksoi që janë të zhytur në krim të organizuar dhe korrupsion”, tha Manxhuka.
Reagimi i tij vjen pasi sot gjatë ditës, nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, tha se afera me ambasadorin Kosovës në Kroaci, lidhet me majat e institucioneve dhe partisë në pushtet, prandaj kërkoi hetim të hollësishëm parlamentar të kësaj çështje.
Ismaili dhe nënkryetarja tjetër, Vlora Çitaku folën të shtunën në konferencë për media, duke kërkuar hetim të hollësishëm parlamentar të këtë çështje.
Ndërkohë, Manxhuka komentuar raportimet e mediave sllovene lidhur me Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin dyshohet se ka transferuar një shumë të parave tek një kompani private në Mal të Zi.
Manxhuka në reagimin e tij thotë që për shkak se ka jetuar një kohë në Slloveni, ndjek zhvillimet në këtë shtet.
Sipas Manxhukës “asnjë medium serioz në Slloveni nuk e cituar publikimin e storjes ku përfshihet edhe ambasadori Berishaj.
Ai ka bërë lidhje të këtij raportimi me garën politike në Slloveni.
“Aktualisht gara kryesore po zhvillohet mes subjektit të ri ‘Lëvizja për Liri’ të Robert Golob dhe kryeministrit aktual Janez Jansha. Aktualisht në të gjitha matjet prin Golob, madje me këtë lidhet i gjithë sikleti i kinse aferës. Një fakt edhe më interesant bëhet që pothuajse asnjë medium serioz nuk e ka cituar publikimin e asaj ‘afere’ pos ‘TV Planet’ me pronar hungarez, për të cilin në Slloveni flitet për afërsinë e tij me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban”, ka shkruar Manxhuka.
Tutje, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kujtuar kohën kur një medium slloven kishte nxjerrë një dokument të idesë që sipas Manxhukës, parashihej ndarja e Kosovës , duke shtuar se “aty theksohej iniciativa e Janshës në këtë drejtim”.
“Mbajmë mend kur portali slloven ‘Necenzurirano’ nxori dokumentin e idesë së të ashtuquajturit ‘Shkëmbim Territorial’ apo ndarjes së Kosovës ku theksohej iniciativa e Janshës në këtë drejtim në ndihmë të liderëve e ish-liderëve të Kosovës e Serbisë”, ka shtuar Manxhuka.
Sipas zëdhënësit të LVV-së, GEN dhe GENEX janë dy kompani të ndryshme, nga dy shtete të ndryshme.
“Po ashtu, kompania GEN-I sllovene që ka përfaqësi në gjithë Evropën nuk ka asnjë lidhje me kompaninë serbe GENEX”, ka shkruar ai.
Të enjten, mediumi slloven “Planet TV” raportoi për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, Robert Golob, e të cilën e ka titulluar si skandal të madh financiar.
Sipas këtij mediumi, ai është nën hetim financiar ndërkombëtar për shkak të dërgesave nga dega serbe e GEN-I (furnizuesi energjetik slloven), të cilat i kanë shkuar kompanisë private MB Consulting në Mal të Zi. Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar akuzat për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, ku mediat sllovene raportuan se ai i ka ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi tek politikani slloven.
Të tjera
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...