Skandal: Kompania GEN e lidhur me ambasadorin Berisha mori 4.2 milion€ nga Kosova për dy muaj
Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 22 April 2022
Kompania GEN me zyre në Beograd, me të cilën u përfshi emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po del se ka marrë miliona euro nga buxheti i shtetit, pikërisht në kohën e kolapsit energjetik.
Korporata Energjetike e Kosovës, sipas raporteve të shkëmbimit të energjisë elektrike që ka siguruar Gazeta Infokus, ka blerë energji elektrike në vlerë prej 4.2 milionë euro vetëm në muajin dhjetor 2021 dhe janar 2022, kurse ka shitur energji elektrike tek kjo kompani rreth 105 mijë euro.
Kjo kompani për të cilën u raportua se ambasadori Martin Berisha është këshilltar i tyre dhe u ngritën dyshime nga mediat për transaksione të dyshimta në vlerë mbi gjysmë milioni euro, në fakt sipas dokumenteve të siguruara nga Infokusi në vazhdimësi ka bërë tregtim të energjisë me KEK-un.
Çuditërisht, edhe në muajt kur Kosova ishte në kolaps energjetik, KEK-u del se i ka shitur energji elektrike kësaj kompanie, por me çmimin dyfish me të vogël nga çmimi sa kishte paguar për blerje.
Ky shkëmbim tregtar është bërë me paratë e buxhetit të shtetit, para këto të cilat kryeministri Albin Kurti, i kishte ndarë për blerje të energjisë elektrike për ta tejkaluar krizën qe kishte kapluar Kosovën.
KEK-u vetëm në këtë periudhë, për dy muaj kishte blerë energji elektrike nga kjo kompani e më pas kishte autorizuar kompaninë KEDS / KESCO. Por shitjen e energjisë me çmime aspak të volitshme e ka vazhduar edhe pas kësaj periudhe, e për të cilën Gazeta Infokus do të publikoj fakte në ditët në vazhdim.
Derisa KEK-u në janar 2022, i ka shitur energji elektrike kompanisë GEN me çmime prej vetëm 105 euro për megavat, në të njëjtën përudhë ka blerë energji elektrike nga kompania me seli në Beograd me një çmim prej 255 euro për një megavat.
Në dokumentet qe ka siguruar Infokusi, blerja e energjisë është bërë nga dy kompani të GEN të cilat e kanë njëra zyrën në Beograd e tjetra në Shkup. Por sasia me e madhe është blerë nga Beogradi.
Nga kjo kompani, në Janar të këtij viti është importuar energji elektrike në vlerë prej mbi 2.3 milionë euro. Kurse në dhjetor 2021 ka importuar energji elektrike në vlerë prej mbi 1.9 milionë euro.
Në total importi i KEK-ut nga të gjitha kompanitë për dhjetor 2021 dhe janar 2022 kalojnë shifrën prej mbi 15.1 milionë euro, raporton Infokusi.
Dje gazeta nacionale.com publikoi artikull me titull: Një skandal i madh financiar në Slloveni, duket i përfshirë ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj
Pas publikimit të këtij skandali i cili ishte zbuluar fillimisht nga televizion slloven, Planet TV, duke ngritur dyshime se mbi gjysmë milion euro, në kesh, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e mushkës, ose të transportuesit të parave e ka kryer ambasadori i Kosovës, z. Berishaj, kanë pasuar reagime të shumta.
Reagime e kritika ka pasur nga shumica e analistëve e opozita ku kanë kërkuar edhe dorëheqjen e ambasadorit Berisha, por i çuditshëm ka qenë reagimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila në një deklaratë i doli në mbrojtje duke thënë se, akuzuar gazetarin që e pyeti se po ben konstatime dhe jo pyetje.
“Sa i përket pyetjes që në fakt nuk ishte pyetje por konstatim, është për keqardhje që ju konstatoni një gjë për një ambasador të Kosovës por që nuk është konstatuar nga asnjë organ i drejtësisë por thjesht është shkruar nga një media për të cilën ambasadori e ka mohuar në tërësi dhe do të ndjek të gjitha rrugë ligjore. Sa i përket dekretimit natyrisht që e kam dekretuar edhe shtetësinë sepse janë kompetenca të presidentes pra kam vepruar në përputhje të plotë me ligjin”, tha presidentja para gazetarëve.
LEXO EDHE: Osmani reagon ashpër pasi pyetet nga gazetari për skandalin e ambasadorit Martin Berishaj
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...