Lajme

Klitschko mesazh për shqiptarët: S’do ta harrojmë kurrë mbështetjen tuaj

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 08 April 2022

“Nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen tuaj”.

Kështu u shpreh kryebashkiaku i Kievit në një mesazh të transmetuar në manifestimin që po mbahet në Tiranë për tu solidarizuar me luftën.

Vitali Klitschko theksoi se e çmonte shumë këtë mbështetje nga qytetarët shqiptarë.

-Advertisement-

“Të dashur qytetarë të Shqipërisë!
E dashur Tiranë!
I dashur miku dhe kolegu im, Erion!
Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike. E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve. E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!”, tha Klitschko.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy