Vuan nga një sëmundje e rëndë/ Bruce Willis tërhiqet përfundimisht nga aktrimi
Autori: Gazeta inFokus
09:46 | 31 March 2022
Aktori i famshëm Bruce Willis ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga aktrimi për shkak se vuan nga një sëmundje e rëndë.
Sipas Daily Mail, aktoi vuan nga një gjendje mjekësore që po ndikon në aftësitë e tij njohëse dhe do të bëjë një shkëputje nga aktrimi.
Në një postim në llogarinë e verifikuar të vajzës së tij në Instagram, Rumer, mbishkrimi i një fotoje të aktorit të “Die Hard” shkruante: “Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje ne donim të ndanim se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe kohët e fundit u diagnostikua me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse. Si rezultat i kësaj dhe me shumë konsideratë Bruce po largohet nga karriera që ka shumë domethënie për të.” lajmëronte vajza e aktorit.
“Kjo është një kohë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe ne jemi shumë mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.”- tha ajo.
Willis vuan nga afazia, e cila është një gjendje që i heq personave të prekur aftësinë për të komunikuar dhe mund të shkaktohet nga një goditje, dëmtim i kokës, një tumor në tru ose një sëmundje.
Shkrimi vazhdoi duke thënë se familja “po kalon nëpër këtë si një njësi e fortë familjare dhe donte të njihte dhe fansat e tij sepse ne e dimë se sa shumë do të thotë ai për ju, siç bëni ju për të.”
“Siç thotë Bruce gjithmonë, “Live it up” dhe së bashku ne planifikojmë ta bëjmë këtë,” përfundoi ajo, duke shtuar emrat e ish-bashkëshortes së tij, Demi Moore, e cila gjithashtu ndau postimin, vajzat e tyre Rumer, Scout dhe Tallulah si dhe gruaja e tij aktuale, Ema, dhe vajzat e tyre Mabel dhe Evelyn.

T� tjera
-
Punëtorët e KEK protestojnë pasnesër para zyrave të menaxhmentit, këto janë dy kërkesat e tyre
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë më 12 n...
-
Çmimi i naftës bie edhe më tej në bursat ndërkombëtare, në Kosovë lirimi po reflektohet ngadalë
Çmimet e naftës kanë shënuar rënie të ndjeshme në bursat ndërkombëtare të mar...
-
Koalicion PDK-VV? Mustafa thotë se u takua me Kurtin: Gjeti kohë me dëgju
Rrustem Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka folur për idenë e bashkëp...
-
Sveçla: Me pare të ngrohjes së shkollave, u pagua shiriti i famshëm paralajmërues
Gëzim Sveçla ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, se ka shpenzua...
-
Fatmir Limaj: Kosova nuk është më e njëjta pas 16 shtatorit!
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka zhvilluar në Prizren një takim me struktu...
-
AGK mirëpret aktakuzën e re për sul*met ndaj gazetarëve në veri, kërkon përgegjësi
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës kundër...
-
Çekaj kundërshton paralajmërimin e Ramosajt për shtrenjtimin faturës së mbeturinave: Dështimet tuaja nuk është e drejtë të i’a faturoni qytetarëve
Anëtari i Kuvendit komunal të Deçanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ndriç...
-
Kurti ndan pjesë nga intervista në Radio France Internationale: Në rajon, jemi të parët ose të dytët për luftën kundër krimit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkruar për intervistën e dhënë për Ra...
-
Evropa dhe SHBA dakordohen t’i rishikojnë marrëveshjet e sigurisë për të mos u përshkallëzuar konfliktet
Përfaqësuesit evropianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të ...
-
Parandalohet futja e një thi*ke në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur
Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një t...
-
REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Europës?
Konsultimet e Kosovës me Bashkimin Evropian për ndryshimet në Ligjin për Dhom...
-
Ahmeti akuzon Qeverinë për bllokimin e themelimit të ndërmarrjes lokale “Ulpiana” në Lipjan
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka reaguar lidhur me procesin e ...


































