Ramosaj jep detaje për kosovarin e arrestuar nga autoritetet serbe: E kam mik të familjes
Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 27 March 2022
Abaz Beqiraj nga fshati Baballoq i Deçanit, i cili u arrestua sot nga autoritetet serbe në kufirin Hungari-Serbi, është mik i familjes i kryetarit të kësaj komune, Bashkim Ramosaj.
Kështu bëri të ditur vetë Ramosaj, në një bisedë për lajmi.net, teksa tha se familjarët e Beqirajt kanë kontaktuar me autoritetet atje dhe janë njoftuar se i njëjti ka mbetur i bllokuar në kufi deri nesër, kur do të paraqitet para gjyqtarit.
Romosaj po ashtu bëri të ditur se Beqiraj është arrestuar teksa po kthehej nga Gjermania, nën pretekstin se kishte një gjobë të papaguar.
Por, sipas Ramosajt, kjo nuk është e vërtetë, pasi për Beqirajn kjo ishte hera e parë që kishte udhëtuar për në Gjermani.
“Është ndaluar nga autoritetet serbe rreth orës 11:00 në kufirin Hungari-Serbi. Ka qenë duke u kthyer nga Gjermania, ku kishte shkuar me vizë turistike për t’i takuar familjarët e tij. Arrestimi i tij është bërë nën pretekstin se e ka një gjobë të papaguar, por kjo nuk është absolutisht e vërtetë pasi Abazi nuk ka udhëtuar për në Gjermani më parë, pra kjo është hera e parë”, deklaroi Ramosaj.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke thënë se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd ka vendosur kontaktin me autoritetet atje.
Të tjera
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...
-
“Papunësia 4% në Kosovë”, Besian Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes q...
-
Ministrja Haxhiu: Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, brenda e jashtë Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtet...
-
Albulena Haxhiu garanton për kolegët: Asnjë ministër nuk krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë
Duke folur për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesh...
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...