Lajme

Shtyhet seanca e Kuvendit të Kosovës, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 24 March 2022

Kuvendi i Kosovës sipas planifikimit kishte parë edhe një seancë plenare nga ora 13:00 por që kjo seancë është shtyrë për të hënën, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo seancë është shtyrë për nder të ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Kështu ka njoftuar kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

-Advertisement-

“Ne e kemi paraparë seancën për sot që të jetë e rregullt mirëpo edhe për shkak se ndërroi jetë ditën e kaluar sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, që ka dhënë një kontribut të cilin ne kurrë nuk do ta harrojmë si popull për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë, e po ashtu edhe para pak minutave presidentja sapo e shpalli ditë zie për shkak të kësaj ngjarje ditën e nesërme, ditë zie në Kosovë, edhe në konsultim me kryetarët e grupeve parlamentare që e patëm pak më parë na është dukur më e arsyeshme për shkak të këtyre zhvillimeve, ta zhvendosim këtë seancë të sotme për ditën e hënë”, ka thënë Konjufca.

Seancë është zhvendosur për të hënën në orën 10:00./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera