Lajme

Ukraina tregon se kur do të fillojë takimi i tretë me Rusinë

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 07 March 2022

Sot pritet që të mbahet takimi i tretë në mes zyrtarëve të Rusisë dhe atyre të Ukrainës, shkruan Gazeta Infokus.

Rundi i tretë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë do të nisë sot në orën 16:00 me kohën e Kievit.

Lajmin e konfirmoi në Twitter Mihailo Podolyak, këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njëherësh pjesëmarrës në delegacionin negociues.

-Advertisement-

“Negociatat me Federatën Ruse. Raundi i tretë. Fillimi në orën 16:00 me orën Kiev. Delegacioni i pandryshuar”, ka shkruar Podolyak në Twitter.

Dy vendet kanë mbajtur tashmë në Bjellorusi edhe dy runde bisedimesh, por pa ndonjë rezultat konkret./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera