Rozë

Bella Hadid nuk lë asgjë për imagjinatën me ‘mini-fustanin’ transparent, e motra Gigi vjen me kompletin rozë në Javën e Modës në Paris (fotogaleri)

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 04 March 2022

Motrat Gigi e Bella Hadid dhanë një tjetër shfaqje mode dhe fiziku teksa sfilonin për veshjet ‘Coperni’ sot në Javën e Modës në Paris.

Supermodelja 25 vjeçare Bella, nuk linte shumë për imagjinatën teksa pa të brendshme mbante një veshje transpartente të zezë të zbukuruar me gurë të shkëlqyeshëm argjendi.
Sfilatat tregonin gjithashtu këmbët e tonifikuara që Bella kishte veshur me çizme të gjata të zeza.

Ndërsa motra e saj Gigi shfaqte një figurë elegante me në minifustan ngjyrë rozë të çarë thellë anash e të zbukuruar me nyje në formë trëndafilësh.

-Advertisement-

26 vjeçarja dukej spektakolare teksa ecte në pasarelë me këpucët e larta të bardha të kombinuara me çantën që mbante në krah.

Motrave të famshme i bashkohej në pasarelë bija e ish-modeles Kate Moss, Lila dhe ajo e futbollistit David Ginola, Carla.

19 vjeçarja Lila, duke ndjekur hapat e nënës së saj të famshme mahniti në një fustan të zi me tre hapje dramatike horizontale.

Ajo kombinonte veshjen me atlete të argjendta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera