Dimri sjell çdo vit rreth 100 mijë turistë nga Shqipëria
Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 06 February 2022
Kosova njihet si vend me potencial të madh të zhvillimit të turizmit dhe resurseve që ka në dispozicion për turizëm dimëror. Ndonëse Kosova ka vende atraktive për vizitorët e huaj, pandemia COVID-19 ka ndikuar në rënien e turistëve të huaj në mënyrë drastike. Turistët nga Shqipëria vazhdojnë të jenë besnikë të Kosovës.
Sipas të dhënave të Unionit të Turizmit gjatë dimrit mbi 100 mijë shtetas nga Shqipëria vijnë në Kosovë dhe shpenzojnë rreth 20 milionë euro.
Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti thotë se numri i turistëve që vizitojnë Kosovën nuk është i kënaqshëm.
“Nëse bëjmë krahasime vitin 2020 me 2021 kemi një rritje të konsiderueshme për faktin se viti 2020 ishte gati plotësisht i mbyllur për shkak të masave që janë vendosur nga institucionet. Por, në momentin kur ka pasur sadopak një lirim të masave ka pasur fluks të vizitorëve jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vendet e tjera. A është kjo e kënaqshme? Jo nuk është, por si do që të jetë në raport me vitin 2020 ka pasur lëvizje pozitive. Ndërkaq, nëse e krahasojmë vitin 2021 me vitin 2019 ka një rënie jashtëzakonisht të madhe, diku rreth 70 përqind ka rënie në raport me vitin 2019. Normalisht, që edhe pandemia e bëri të veten jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha vendet e botës”, thekson ai.
Përveç shteteve të tjera, vendi ynë ka turistë në numër të madh edhe nga Shqipëria.
Kryetari i Unionit të Turizmit të Shqipërisë, Rrahman Kasa thotë për KosovaPress se rreth 100 mijë turistë nga Shqipëria vizitojnë Kosovën gjatë sezonit të dimrit brenda një viti, të cilët siç thotë ai shpenzojnë rreth 20 milionë euro.
“Të fillojmë me Kosovën, nga statistikat që në kemi, gjatë sezonit dimëror vijnë mbi 100 mijë shtetas nga Republika e Shqipërisë në Kosovë. Kryesisht vizatojnë resorët dimërore të cilat Kosova i ka shumë më të organizuara se sa Shqipëria. Mirëpo, tash nuk e di sa është shifra reale e konsumuar nga ai numër që ne kemi, por po t’i referohemi një vlere statistikore rreth 20 milionë euro që vijnë nga Shqipëria në Kosovë gjatë sezonit dimëror. Por, për dy javë sa ishin në fuqi masat drastike në kufi, pothuajse qarkullimi është zero, mirëpo gjithsesi se pandemia ka ndikuar edhe më përpara si kudo në turizëm, dhe i ka sjellë një dëm të madh turizmit”, u shpreh ai.
Kryetari Kasa ka thënë se Kosova është vend i kërkuar nga qytetarët e Shqipërisë për shkak të zonave atraktive me borë.
“Kosova ka disa pista skish, ka vende që qëndrojnë me borë për një kohë të gjatë gjë që në Shqipëri pothuajse ka shumë pak, edhe në ato vende që ka nuk janë të aksesueshme për shkak të infrastrukturës, ndërsa Kosova është më e favorizuar, sidomos sezoni dimëror është shumë i kërkuar nga qytetarët e Shqipërisë për të ardhur në Kosovë”, thotë ai.
Ndërsa, Kosova nuk ka ende Ligj për turizëm, ani se projektligji për këtë sektor është miratuar ditë më parë në parim në Komisionin për Ekonomi.
Kryetari i Unionit të Turistëve të Kosovës, Baki Hoti duke kërkuar që Ligji për turizmin të votohet sa më shpejt nga Kuvendi, thotë se ky ligj përveçse është i domosdoshëm duhet të jetë edhe funksional.
“Ka qenë e domosdoshme që Kosova dhe sektori i turizmit ta ketë ligjin për shkak se do të mbështetemi diku. Kjo është ajo që i duhet dhe patjetër që ishte dashur që shumë ma moti ta kemi. Mendoj që kemi bërë më të mirën e mundshme gjatë hartimit, po besoj që ky ligj do të jetë funksional dhe në të mirë të të gjithë komunitetit në rend të parë dhe të gjithë sektorit të turizmit”, thotë Hoti.
Derisa ditë më parë është miratuar në lexim të parë Projektligji për turizëm në Komisionin për Ekonomi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, theksoi se Ligji për turizmin synon të vendos bazën ligjore për zhvillimin e turizmit konkurrues.
“Ligji për turizmin synon të vendos bazën ligjore për zhvillimin e turizmit konkurrues dhe të qëndrueshëm në Republikën e Kosovës, duke shfrytëzuar burimet natyrore, kulturore, njerëzore e financiare. Po ashtu është në harmoni me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe standardet bashkëkohore… Jemi duke punuar po ashtu edhe për strategjinë për turizmin dhe besoj se ky ligj do ta ndihmojë po ashtu në zbatimin e planeve vjetore për turizmin. andaj, ju ftoj për përkrahjen e këtij projektligji, sepse është me rëndësi të veçantë dhe interes kombëtar”, u shpreh ajo.
Vendet më të frekuentuara në Kosovë nga vizitorët e huaj mbesin vendet malore, ku dominojnë bjeshkët e Rugovës, Bogës, Sharrit dhe Brezovicës. Po ashtu fokus mbetet edhe turizmi kulturor në kryeqytet, Prishtinë.
Të tjera
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...