Mbi efektin e subvencioneve dhe formave të tjera të ndihmës shtetërore
Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 24 January 2022
Shkruan: Elton Tota
Dhënia e ndihmës shtetërore nga qeveritë jepet në mënyra të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme. Këto qëllime përfshijnë ndihmën për sektorët industrialë, firmat e veçanta, zhvillimin rajonal, inovacionin, investimet, zhvillimin e tregtisë, zhvillimin e biznesit të vogël dhe sektorë kyç si transporti, bujqësia dhe industri të ndryshme.
Shumë prej formave të ndihmës shtetërore mund të jenë shumë të dobishme duke adresuar dështimet e tregut ose duke promovuar barazi ose mundësi më të mëdha.
Një nga format më të zakonshme të ndihmës shtetërore përmes së cilës qeveritë angazhohen për të nxitur zhvillimin apo modernizimin e sektorëve të caktuar të ekonomisë është dhënia e subvencioneve.
Subvencionet jepen përmes programeve të caktuara dhe duke u bazuar mbi kritere përkatëse sipas sektorëve të zgjedhur për tu mbështetur financiarisht. Në përgjithësi, ashtu si edhe format e tjera të ndihmës shtetërore edhe fondet e miratuara për tu dhënë përmes subvencioneve kanë për qëllim kryerjen e investimeve për rritjen e konkurueshmërisë në treg, përmirësimin e tekonologjisë, stimulimin dhe rritjen e prodhimit, furnizimin e qëndrueshëm të tregut, etj.
Në këto raste, masa totale e mbështetjes, masa e përfitimit për ndërmarrje si dhe numri i ndërmarrjeve përfituese miratohet nga dhënësi i ndihmës shtetërore, zakonisht nga Ministria e Financave dhe pasi të konsultohen organet përkatëse për vlerësimin e ndihmës shtetërore.
A duhet kontrolluar dhënia e subvencioneve në pikëpamje të ndihmës shtetërore?
Në përgjithësi, dhënia e ndihmës shtetërore është e ndaluar, por megjithatë ndihma jepet, por në këtë rast ajo duhet që paraprakisht të njoftohet si dhe të miratohet nga autoritetet e ndihmës shtetërore.
Kjo me qëllim që të sigurohet mbrojtja e konkurencës së drejtë, pra që dhënia e ndihmës shtetërore të mos ndikojë në shtrembërimin e konkurencës në treg. Në këtë aspekt, edhe për subvencionet shtetërore që jepen në formë mbështetje ose ndihme shtetërore për sektorë të caktuar, dhënia e tyre duhet të jetë e kontrolluar në mënyrë që këto subvencione të shkojnë tek ato ndërmarrje të cilat kanë nevojë për to duke u përputhur kështu me qëllimin për të cilin ato jepen.
Në të kundërt, subvencionet ashtu si edhe format e tjera të ndihmës shtetërore (si për shembull: grante dhe përjashtime nga taksat, pjesmarrje në kapital, kredi të buta, shtyrje të pagesës së taksave, garancitë, lehtësimet tatimore dhe masa të tjera mbështetëse më pak të drejtpërdrejta) mund të kenë efekt negativ në treg duke ndikuar në shtrembërimin e konkurencës.
Prandaj, organet përkatëse të kontrollit të ndihmës shtetërore duhet që të vlerësojnë ndikimin e efektit të subvencioneve dhe formave të tjera të dhënies së ndihmës duke pasur si qëllim kryesor të tyre mbajtjen hapur të tregjeve.
Çfarë parasheh legjislacioni në fuqi ?
Në Kosovë, legjislacioni në fuqi e përcakton qartë korrnizën institucionale të kontrollit dhe të mbikqyrjes së ndihmës shtetërore si dhe detyrimin e dhënësve të ndihmës shtetërore që autoriteteve përkatëse të ndihmës shtetërore t’iu ofrojnë informacione në lidhje me ndihmën shtetërore.
Sistemi i kontrollit të ndihmës shtetërore përbëhet nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore (KNSH) si organ i pavarur vendimmarrës, i ngarkuar me detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që kanë të bëjnë me përcaktimin nëse një masë në shqyrtim përbën ndihmë shtetërore, me marrjen e vendimeve mbi pajtueshmërinë, mos-pajtueshmërinë ose pajtueshmërinë e kushtëzuar të ndihmës shtetërore, monitorimin e ndihmës shtetërore ekzistuese, publikimin e listës së zonave të pazhvilluara me qëllim të vendosjes së kufijve maksimal të ndihmës në lidhje me ato zona, fillimin e hetimit zyrtar mbi një masë specifike të ndihmës apo revokimi i ndihmës shtetërore përfshirë përcaktimin e normës së zbatueshme të interesit në këtë rast.
Në formë të mbështetjes profesionale dhe administrative, KNSH-së i sigurohet ndihmë nga Departamenti i Ndihmës Shtetërore (DNSH) i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) i cili kryen vlerësimin, kontrollin dhe monitorimin e ndihmës shtetërore.
Në të tre këto komponentë DNSH-ja ka një rol të rëndësishëm që mund të përmblidhet si në vijim:
– së pari, DNSH-ja kryen vlerësimin mbi pajtueshmërinë e ndihmës individuale dhe të skemave të ndihmës shtetërore me dispozitat ligjore si dhe përgatit raportin e vlerësimin të ndihmës përfshirë edhe propozimet për vendimmarrje për KNSH-në.
– së dyti, kryen kontrollin ex-post të ndihmës si dhe mund të kërkojë revokimin e ndihmës së papajtueshme, dhë nëse ndihma shtetërore është dhënë pa një vendim paraprak të KNSH-së, Departamenti fillon procedurat për kontroll të ndihmës së paligjshme dhe për revokimin e ndihmës shtetërore, dhe;
– së treti, DNSH-ja ka një rol të veçantë edhe në monitorimin e ndihmës shtetërore që konsiston në mbledhjen, përpunimin dhe regjistrimin e të dhënave për ndihmën shtetërore, përfshirë ndihmën shtetërore de minimis me qëllim që të kontrollojë pajtueshmërinë e ndihmës shtetërore ekzistuese me kërkesat ligjore dhe me vendimet e KNSH-së si dhe të siguruar sigurojë transparencë në fushën e ndihmës shtetërore.
Siç u theksua më lart, roli i autoriteteve zbatuese të ndihmës shtetërore është i përcaktuar në legjislacionin në fuqi për ndihmën shtetërore.
Në përgjithësi ligji është në pajtueshmëri me dispozitat e BE-së për ndihmën shtetërore por që ende janë të nevojshme ndryshime në mënyrë që ligji të harmonizohet në tërësi me dispozitat e MSA-së ndërmjet BE-së dhe Kosovës (2016) e cila ndër të tjera parasheh që Kosova duhet të krijojë: një inventar që përmban skemat e ndihmës, një regjistër të ndihmës shtetërore që përmban të gjitha ndihmat (individuale ose skema), si dhe një regjistër të ndihmës de minimis.
Po ashtu, ligji për ndihmën shtetërore duhet të përfshirjë si kategori ligjore edhe elemente të tjera të nevojshme përfshirë të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e KNSH-së dhe DNSH-së që kanë të bëjnë me kontrollin, revokimin apo monitorimin e ndihmës shtetërore. Në këtë kontekst duhet përmendur që është gjithashtu i nevojshëm edhe krijimi i legjislacionit përkatës sekondar.
Përmirësimi dhe plotësimi i mëtejshëm i legjislacionit, përveç harmonizimit me acquis të BE-së është i nevojshëm edhe për rritur efektivitetin e organeve të kontrollit të ndihmës së shtetit.
Autori është ekspert ligjor në projektin e BE-së në mbështetje të Autoritetit Kosovar të Konkurëncës dhe Komisionit të Ndihmës së Shtetit.
Të tjera
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...
-
Fahrije Hoti “përgënjeshtron” Faton Pecin, ky është reagimi i saj
Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reag...
-
Kryetari i Listës Serbe ka një paralajmërim për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka thënë se partia që drejton do të marrë p...
-
Gjendet pa shenja jete një 61 vjeçar në Shtërpcë
Një burrë i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në fshatin...
-
Ndërron jetë gruaja që u vetaksidentua në Suharekë
Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi ...
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi ...
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...