Njihuni me përbërësin që mbron shëndetin e zemrës, ushqimet ku gjendet
Autori: Gazeta inFokus 07:13 | 21 January 2022
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Loma Linda në Shtetet e Bashkuara dhe Instituti Kombëtar i Kërkimeve Agronomike në Francë, proteinat e arrorëve dhe farave janë mirëbërëse për zemrën.
Studimi ku morën pjesë plot 81.000 vetë, nxori në pah rrezikun në rritje nga sëmundjet e zemrës si pasojë e konsumit të proteinës me bazë shtazore. Shkencëtarët thanë se njerëzit që konsumojnë sasi të mëdha të proteinës me bazë shtazore ishin 60% më shumë të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.
Arrorët Dhe Farat Kundër Sëmundjeve Të Zemrës
Sipas tyre, njerëzit që konsumojnë proteinë nga arrorët dhe farat ishin 40% më pak të rrezikuar nga këto sëmundje. Në mesin e shkencëtarëve ka lindur prej kohësh idea se arrorët dhe farat janë të mrekullueshëm për shëndetin e zemrës. Ata kanë qenë dhe mbeten të mendimit se proteina e mishit të kuq e dëmton dhe e dobëson atë. Mishi i kuq, thanë ata, rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare ndaj duhet konsumuar rrallë ose aspak.
Cilët Janë Arrorët Me Më Shumë Proteina?
Në një racion të vetëm (një grusht ose rreth 100 gramë), shumica e arrorëve ofrojnë 8-18 përqind të proteinës.
Farat dhe arrorët me më shumë proteinë janë:
-Farat e kungullit
-Kikirikët
-Bajamet
-Fistikët
-Farat e lulediellit
-Farat e linit
-Farat e susamit
-Farat chia,
-Shqemet.
Për më tepër, arrorët dhe farat ofrojnë ushqyes të tjerë të dobishëm jo vetëm për zemrën por edhe për imunitetin. Shkencëtarët shprehen se arrorët dhe farat janë të pasur me fibër, minerale, vitaminë E dhe acide yndyrore omega-3. Sipas tyre, farat dhe arrorët duhen konsumuar në gjendjen e tyre natyrale, pra pa kripë dhe vaj të shtuar. Këto ushqime të shëndetshme mund të përfshihen në receta të ndryshme dhe janë lehtësisht të kombinueshme me barishte dhe në sallata. Arrorët dhe farat janë një zëvendësues i shëndetshëm i patatinave të kriposura dhe me yndyrë që dëmtojnë organizmin dhe në veçanti zemrën. /AgroWeb
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
​Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...