Lajme

711 vaksina anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 19 December 2021

711 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion  e 654 mijë e 534.

-Advertisement-

873 mijë e 755  persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 711 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.534 doza të vaksinës. Deri më sot 776.820 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë“, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera