Lajme

QKUK-së i shtohen edhe 35 infermierë

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 03 Dhjetor 2021

Edhe 35 infermierë do të jenë pjesë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Kështu ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Me rastin e nënshkrimit të kontratave, infermierët e rinj morën urime nga Kryesuesja e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Agreta Gecaj-Gashi dhe drejtori i ShSKUK, Valbon Krasniqi.

-Advertisement-

“Qendrës Klinike dhe Universitar të Kosovës, u janë shtuar edhe 35 infermierë. Kryesuesja e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, dr. Agreta Gecaj-Gashi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Valbon Krasniqi, me rastin e nënshkrimit të këtyre kontratave, infermierëve të rinj ju uruan punë të mbarë dhe suksese, derisa i inkurajuan që dijen dhe përvojën e tyre ta shfrytëzojnë maksimalisht në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që infermierët e rinj janë shpërndarë nëpër klinika të ndryshme të QKUK-së sipas nevojës dhe do të fillojnë punën të hënën.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy