Uncategorized

Fadil Nura fton anëtarët e Kuvendit Komunal për betim me 30 nëntor

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 22 November 2021

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Skenderajt ka ftuar anëtarët/et e rijnë që të marrin pjesë në mbledhjen inauguruese që do të mbahet me 30.11.2021, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur përmes një ftese ku thuhet se mbledhja do të mbahet nga ora 11:00, në Kuvendin e Komunës së Skenderajt.

Sipas njoftimit do të bëhet betimi dhe nënshkrimi i deklaratave solemne për marrjen e detyrës si anëtar të kësaj komune.

-Advertisement-

“Ju ftoj se me këtë rast do të bëni betimin dhe do të nënshkruani deklaratën solemne për marrjen e detyrës së anëtarit të Kuvendit të Komunës së Skenderajt”, shkruhet në ftesën e dërguar.

Më poshtë gjeni ftesën:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera