Bislimi tregon se janë paraqitur afatet për marrëveshje finale me Serbinë: Përputhen me mandatin e Kurtit
Autori: Gazeta inFokus
09:28 | 20 Nëntor 2021
Dialogu Kosovë-Serbi me një marrëveshje gjithpërfshirëse do të përfundojë brenda një afati të caktuar, që sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi përputhet me mandatin e kryeministrit, Albin Kurti.
Bislimi tha se afatet kohore për arritje të marrëveshjes janë paraqitur, por ai nuk dha një datë të saktë.
“Afatet kohore faktikisht janë paraqit, por kanë të bëjnë me njëfarë koincidence që edhe mandati i z.Kurti, edhe i z.Biden edhe i z.Borrell përputhen”, tha Bislimi.
Bislimi theksoi se megjithatë, për Kosovën është shumë me rëndësi që marrëveshja të jetë e mirë.
Ai u zotua se nuk do të nënshkruajnë marrëveshje e cila do të jetë në dëm të qytetarëve të Kosovës.
“Për neve është me rëndësi që marrëveshja fillimisht të jetë e mirë, të mos jetë në dëm të qytetarëve, pastaj afati kohor është I një rëndësie por, jo aq primare sa është kualiteti I marrëveshjes. Nuk do të nënshkruajmë asnjë marrëveshje për të cilën do ta dimë sigurt që është në dëm të qytetarëve”, theksoi Bislimi.
I pyetur nëse ka hezitim për marrëveshje, Bislimi tha se nga pala kosovare nuk ka hezitim për marrëveshje por kjo duket se vjen nga pala serbe.
“Ka hezitim nga pala tjetër. Ne jemi duke thënë se fokusin kryesor duhet ta kemi tek marrëveshja e përgjithshme, ligjërisht e obligueshme, pala serbe po thotë të merremi njëherë me marrëveshjet tjera të kaluara, pastaj shkojmë të marrëveshja gjithëpërfshirëse”, theksoi Bislimi.
Sipas tij, dinamika zgjedhore në Serbi po i bën ata të jenë më agresiv në dialog.
“Mendoj që dinamikat zgjedhore që kanë ata në Serbi, po ia imponojnë një qasje më agresive në dialog, por kjo do u hakmerret palës serbe në afatgjatë”, theksoi zëvendëskryeministri.
Në situatën të cilën Kosova është tash në dialog me Serbinë, sipas Bislimit e kanë sjellë guximi i qeverive të kaluara të Kosovës për nënshkrimin e marrëveshjeve.
“Guximi i qeverive të kaluara na ka sjellë në këtë situatë, me këto 30 marrëveshje të cilat janë të paimplementueshme”, tha Bislimi.
Ai theksoi se nëse marrëveshjet që janë nënshkruar më herët do të ishin të mira, atëherë nuk do të kishte nevojë që pas kaq vitesh të diskutohej për to, por ato do të implementoheshin shumë më herët.
“Ne po flasim tash për marrëveshjen e asociacionit e cila daton nga viti 2013, pse po flasim në vitin 2021. Po të ishte e mirë do të ishte implementu që moti, nuk do të ishte pjesë e bisedimeve sot. Për marrëveshjen për energji nuk është deklaruar Gjykata Kushtetuese, është e nënshkruan në 25 gusht 2015, pse nuk është kryer deri sot. Më gjej një marrëveshje për të cilën mundesh me u mburr që Edita Tahiri ka bërë një punë të mirë”, tha Bislimi për telegrafin.
Bislimi tha se dialogut me Serbinë i kanë hyrë më kujdes, e jo me guxim.
“Edita Tahiri ju ka thënë juve se marrëveshja e fusnotës do të shkrihet si fluskë e borës. Ky është kualiteti i marrëveshjeve të qeverive të kalume dhe ky është guximi i tyre. Ne i hyjmë me kujdes, jo me guxim”, tha Bislimi.

T� tjera
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
































