Kërkohet paraburgim ndaj pesë personave lidhur me aksionin “Parku Kombëtar Sharri 2021”
Autori: Gazeta inFokus
15:48 | 19 Nëntor 2021
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve Sh.L., G.S.,E.Sh.,M.L dhe B.R., nga Kaçaniku, të cilët gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit në kohë të pacaktuar në bashkëkryerje, në vazhdimësi në pyllin e mbrojtur saktësisht në territorin e Parkut Kombëtar “Sharri” më qëllim të shitjes e në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr.04/L-087, për parkun kombëtar ’’Sharri” kanë prerë drunjë të llojeve të ndryshme, të cilat pastaj i kanë bart me mjete transportuese dhe si pasojë të dëmtuarës Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, i kanë shkaktuar dëme të mëdha material, me këtë në bashkëkryerje në vazhdim kanë kryer veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 349 par.3 nënpar 3.1 dhe 3.2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së.
Të njëjtit, në bashkëkryerje, në vazhdimësi në pyllin e mbrojtur saktësisht në territorin e Parkut Kombëtar “Sharri”, kanë shkatërruar pyjet me sipërfaqe të mëdha, në atë mënyrë kanë prerë drunjë të llojeve dhe sasive të ndryshme me të cilat veprime të dëmtuarës Drejtorisë për Administrimin e Parkut kombëtar “Sharri”, i kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, me këtë në bashkëkryerjenë vazhdim kanë kryer veprën penale “Shkretërimi i pyjeve” nga neni 348 par.2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së.

T� tjera
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...































