Llojet e dhimbjeve të kokës, ja kur duhet të shqetësoheni
Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 18 November 2021
Dhimbjet e kokës janë të një intensiteti të ndryshëm dhe në shumicën e rasteve nuk sinjalizojnë ndonjë problem madhor shëndetësor. Në pjesën më të madhe, dhimbja e kokës mund të kalojë me një ilaç të thjeshtë kundër dhimbjes.
Në raste kur ajo është tepër e fortë apo e pazakontë, atëherë njeriu mund të shqetësohet për probleme si ishemia, tumori apo trombozë. Për fat të mirë, këto probleme janë të rralla.
Shkaktarët E Dhimbjes Së Kokës.
Ajo që dihet është se indet e trurit dhe kafka nuk kanë nerva që regjistrojnë dhimbjen. Por enët e gjakut në kokë dhe qafë, indet që rrethojnë trurin dhe disa nerva që kanë pikënisjen në tru, munden të sinjalizojnë dhimbjen. Ju kujtojmë se dhimbjet e kokës mund të shkaktohen edhe nga sinoziti, dhëmbët, muskujt dhe gjymtyrët e qafës.
Kur Duhet Të Shqetësoheni Për Dhimbjet E Kokës?
Këshillohet se çdo person duhet të shqetësohet për dhimbjen e kokës, nëse e përjeton atë për herë të parë pas të pesëdhjetave. Një dhimbje koke është shqetësuese edhe kur është krejt papritur tepër e fortë dhe e mprehtë, sidomos kur lëvizet koka ose kur ka kollë. Shqetësimi duhet të jetë i lartë edhe kur dhimbjet e kokës shoqërohen me ndryshime në personalitet apo funksionet mendore. Në disa raste, kur dhimbjet shoqërohen edhe skuqje të syve, dhimbje të tjera, ose kur ato ndodhin kur zgjoheni krejt papritur, këshillohet të shkoni menjëherë tek mjeku.
Llojet E Dhimbjeve Të Kokës.
Mjekët deri më tani kanë identifikuar plot 300 lloje të dhimbjeve të kokës, por vetëm 10 përqind e tyre kanë një shkak të mirëfilltë. Këtu bëjnë pjesë dhimbjet e kokës si pasojë e tensionit, migrena, tensionit të gjakut, përdorimit të medikamenteve e të tjerë. Ekziston edhe një dhimbje koke e veçantë e cila njihet si dhimbja e kokës si pasojë e ngrënies së akullores. Ajo shfaqet krejt papritur kur njerëzit hanë akullore ose gjithçka tjetër të fortë. Dhimbja zgjat për më pak se një minutë. Nëse kjo dhimbje është shqetësuese për ju, përpiquni të hani ngadalë dhe mos të gëlltisni ushqimin e ftohtë menjëherë.
Të tjera
-
Haziri: Për shpërndarjen e Kuvendit, do të votojë edhe LDK-ja
Ditëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme pa...
-
Mbi 2 mijë fëmijë lindën në mars, prijnë me numër meshkujt
Vetëm gjatë muajit mars, kanë lindur 2 mijë e 042 fëmijë. Por dhe gjatë këtij...
-
Qentë endacakë sulm*ojnë gazetaren te Menza e Studentëve, publikon pamje
Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari ka thënë se sot rreth otës 18:00...
-
Krasniqi fton LDK-në e AAK-në për shpërndarjen e Kuvendit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka bërë th...
-
Kurti në Kotor, publikon pamje duke shtrënguar duart me O’Brien e Spajiq, Ramën “e fsheh”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga darka e s...
-
Takimi për “dinarin”, Qeveria: Pala serbe bëri propozime që synojnë legalizimin e strukturave të saj paralele e ilegale
Qeveria e Kosovës ka lëshuar komunikatë në lidhje me takimin e sotëm të zv/kr...
-
Osmani nderon Monumentin Kombëtar të Përkujtimit në Danimarkë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka nderuar Monumentin ...
-
Edi Rama i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar shërim të shpejtë kryemini...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se vodhi një motoçikletë
Është arrestuar një person i moshës 36-vjeçare në Ferizaj, pasi dyshohet se k...
-
Çështja e dinarit, Lajçak thotë se është gati të pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për një zgjidhje
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...
-
BE-ja konfirmon: As sot s’ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për dinarin
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...
-
Kurti udhëton drejt Malit të Zi, publikohet agjenda
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mal të Z...