Dhimbje e lot, varroset 8-vjeçari që u vra në Fier
Autori: Gazeta inFokus
11:44 | 17 Nëntor 2021
Mes dhimbjes dhe lotëve është varrosur sot 8-vjeçari Mateo Vasiu i cili është gjetur i mbuluar me baltë, pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, 39-vjeçarit Klodian Çalamani, në fshatin Grecalli të Fierit.
Çalamani u arrestua ditën e djeshme, ndërsa para hetuesve ka pranuar krimin. Ai ka pohuar se ka goditur me lopatë me vogëlushin dhe më pas e groposi në oborrin e banesës së tij.
Të pranishëm në ceremoninë mortore të të ndjerit janë deputeti Taulant Balla dhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, shkruan abcnews.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Dje vogëlushi së bashku me vëllain e tij 14 vjeçar nuk kishin shkuar në shkollë. Pasdite nëna e tyre Florida Vasiu, pasi ishte kthyer nga puna vuri re mungesën e të birit dhe nisi ta kërkonte në lagje. Pa arritur ta gjente ajo shkoi në polici për të denoncuar humbjen e vogëlushit.
Dyshimet e banorëve, të cilët e kishin parë fëmijën duke përdorur biçikletën e 38-vjecarit Klodian Çalamani e çuan policinë të kontrollonte banesën e tij.
Autori fillimisht nuk e pranoi krimin por më pas është “thyer” përpara hetuesve duke pranuar vrasjen dhe treguar vendin ku e kishte groposur. 8-vjecari u gjet i pajetë dhe i mbuluar me baltë në oborrin e shtëpisë së Çalamanit.
Autori është shprehur se pasi fëmijës i kishte dhënë biçikletën ta përdorte, 8-vjeçari, sipas tij e kishte sharë. Ky ka qenë sipas tij edhe motivi për të cilën ai e kishte goditur të miturin me lopatë në kokë dhe në trup.
E gjithë kjo ndodhi në portën e shtëpisë së tij. Më pas Klodian Çalamani e ka zhvendosur trupin e pajetë të vogëlushit në oborr ku dhe e ka groposur.
Disa tregojnë se 38-vjeçari, jetonte i vetëm dhe nuk punonte rregullisht. Shpesh ai shihej i dehur në fshat. Klodian Çalamani ka qenë i dënuar edhe më parë për rrëmbim personi.
Në vitin 2006, së bashku me shokun e ti Florian Vasiu, që është edhe xhaxhai i fëmijës së vrarë, kishin marrë peng një 16-vjeçare të cilën e torturuan dhe e kërcënuan.
Ata u dënuan nga Gjykata e Fierit me nga katër vite burg me akuzën për rrëmbim. Pas vuajtjes së dënimit ai ishte rikthyer në fshatin Grecalli të Fierit duke kryer krimin e radhës.


T� tjera
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
































