Mos prano të jesh nga ato femra që ambicien më të madhe në jetë e kanë gjetjen e një burri!
Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 11 November 2021
Kam preferuar ta nis këtë shkrim me një fragment nga libri “Kthimi” i autorit shqiptar Albatros Rexhaj. Në të shkruhet: “Mos u bë nga ato që e kanë të domosdoshme që të jenë me dikë, veç sa për të pohuar para dynjasë se nuk je vetëm. Mos prano të jesh nga ato femra që ambicien më të madhe në jetë e kane gjetjen e një burri. Mos u tremb nga vetmia, asaj mund t’ia mësosh çdo skutë. Më mirë vetëm, qoftë dhe e trishtuar, por e lirë dhe jo rob i parehatisë, zar i atyre që dashurinë e njohin veç si një lojë fjalësh”.
Dëgjojmë shpesh femra, të cilat shqetësohen aq shumë për të gjetur dikë në jetë, saqë një dëshirë të tillë e shndërrojnë në objektiv. Bëjnë gjithçka për të rënë në sy të meshkujve. Kërkojnë vëmendje dhe duan tëkenë dikë përkrah për të ecur përpara në jetë. Viktimizohen përpara situatave të vështira dhe i shohin ato të pamundura për t’ia dalë të vetme.
Të gjitha femrat janë të forta. Të gjithë njerëzit kanë forcë për të përballuar gjithçka. Zoti nuk i vendos askujt sfida që nuk mund t’i përballojë dot i vetëm. Nga ana tjetër, nuk mund të bëhesh asnjëherë shumë i varur nga një person tjetër. Është gjë e mirë të vendosësh objektiva e synime në jetë. Të gjitha na ndihmojnë të përmirësohemi, ama nuk mund t’i lidhësh asnjëherë synimet me persona. Shpesh përfundon i zhgënjyer.
E njëjta gjë ndodh edhe në këto raste. Fati është i shkruar dhe disa gjëra nuk duhet të nguten. Kanëmomentin e tyre se kur do të ndodhin. E ndërkohë që një gjë e tillë duhet t’i lihet në dorë kohës e fatit, çdo femër duhet të vazhdojë përpara në jetë. Të plotësojë kulturën e saj, të bëhet e pavarur dhe të tregojëse mund t’ia dalë mbanë e vetme. Ambicia më e madhe duhet të jetë e lidhur pikërisht me këto aspekte, jo me gjetjen e një burri e ndërkohë ta lësh veten pas dore. Nuk mund të jetë ambicia më e madhe gjetja e një burri e ndërkohë të bëhesh e varur në çdo aspekt, sidomos ekonomikisht nga një mashkull.
Kohët kanë ndryshuar, nuk jemi më në vitet kur njerëzit kishin mendësi të tilla. Sot shihet e formuar dhe interesante një femër e pavarur, jo një femër që në çdo hap që hedh, kërkon të ketë pranë një mashkull për ta nxitur. Ndaj, me ndryshimin e kohëve, duhet normalisht të ndryshojnë edhe ambiciet. Nuk mund tëmbetemi në vend.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...