Lajme

Policia ia konfiskon një kallashnikov 20-vjeçarit nga Mitrovica

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 10 Nëntor 2021

Policia ka njoftuar se mbrëmjen e së martës ka konfiskuar një armë e gjatë e llojit AK 47 dhe 14 fishekë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se arma është gjetur në shtëpinë e të dyshuarit, në fshatin Kqiq të Mitrovicës.

“Urdhër kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Kqiq të Mitrovicës, me ç’ rast në shtëpinë e të dyshuarit A. Sh., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës,  është gjetur dhe është sekuestruar  një armë e gjatë AK 47 dhe 14 fishekë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Tutje bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Arma dhe municioni i sekuestruar, do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore. Ndaj të dyshuarit  është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”. Ndërsa pas  intervistimit,  me urdhër të prokurorit,  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy