Sërish protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 05 November 2021
Me pankarta në duar dhe nën fishkëllimën e bilbilave, punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë dalë përsëri në shesh për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre. Ata janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke kërkuar nga ekzekutivi të miratohet ligji për Lotarinë e Kosovës.
Pankartat bartnin mbishkrimet: “Edhe fëmijët tanë e duan jetën”, “Mbajeni premtimin, miratojeni ligjin”, “Qeveria pronare, punëtorët në rrugë”, “Mos na rrezikoni ekzistencën e familjeve tona”.
Përfaqësuesi i Lotarisë së Kosovës, Miran Ademi deklaroi se do të ndërmerren masa tjera dhe po ashtu bëri të ditur se nuk përjashtohet mundësia e hyrjes në grevë.
“Unë punoj që 36 vite në Lotarinë e Kosovës, domethënë pa kurrëfarë arsye na kanë largu”, u shpreh ai.
Ademi gjithashtu tha se Qeveria e Kosovës e ka dërguar edhe bordin prej pesë anëtarëve, e që sipas tij, ata nuk kanë pasur ndonjë vërejtje.
Kurse Shkelzen Morina kishe një pyetje për Qeverinë e Kosovës.
“A thua a mendojnë ata a jemi ne popull i Kosovës, a jemi jashtë Kosovës?”, u deklarua ai.
Në një njoftim të bërë dje është bërë e ditur se protesta të tilla do të na përcjellin deri në miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.
Kujtojmë se punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar edhe disa herë lidhur me çështjen e njëjtë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Vikendi me diell, temperaturat arrijnë në 18 gradë Celsius
Gjatë këtij vikendi, mbi Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësi...
-
Për 300 vende të hapura për rekrutë të rinj, kanë aplikuar 1658 persona
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se është mbyllur konkursi për pranimin ...
-
Franca goditet nga përmbytjet, alarm i kuq në gjashtë zona
Përmbytjet masive kanë shkaktuar dëme serioze dhe ndërprerje të energjisë në ...
-
A jetuan dinozaurët në malet e Sharrit?
Malet e Sharrit janë mbresëlënëse. Por, përveç bukurisë, ky masiv malor një n...
-
Lëndohen tre persona si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, ...
-
Hoti: Mbi 90% e premtimeve në ekonomi nuk u realizuan nga Kurti
sh-kryeministri i vendit, tani deputet i LDK’së, Avdullah Hoti, duke anal...
-
Heqja e masës së sigurisë, Sarrazin: Dhamë garanci – nuk i neglizhojmë shqetësimet, sidomos pas Banjskës
Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka folur për arrit...
-
Bsilimi: Progresi i integrimit evropian të Kosovës, nuk ka qenë asnjëherë më parë më i madh sesa tash
Zëvendëskryeministri Bislim Bislimi, ka thënë se ‘ajo që nuk realizohej për m...
-
Kurti fton kompanitë franceze të investojnë në Kosovë, flet për sektorët me më shumë mundësi
Në Paris është mbajtur sot Forumi i parë Ekonomik i Kosovës, të cilin e ka ha...
-
Bekë Berisha prezanton anëtarin më të ri të AAK-së
Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bek...
-
Humolli: Kurti është kopje e Rugovës dhe Thaçit
Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, i cili më parë ka qenë pjesë e Lëvizj...
-
Haradinaj në Universitetin e Chicagos: Kosova pret me padurim të ecë më shpejt drejt integrimit në NATO
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me ftesë të U...