Lajme

Nuk ndalen fajdetë në Kosovë, i merr 3 mijë euro i kthen dyfishin e saj

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 05 November 2021

Një person nga Obiliqi në polici ka raportuar se është kërcënuar nga një burrë, nga i cili kishte marr 3 mijë euro borxh, shkruan Gazeta Infokus.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se personi i cili e kishte marr shumën prej 3 mijë eurove duhet ti kthente 6 mijë euro.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga një i dyshuar mashkull kosovar, nga i cili ka marrë para borxh 3, 000 € për t’i kthyer 6,000 €, por shuma ka ardhur duke u rritur. I dyshuari e ka kanosur duke i kërkuar paratë”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, dhe pastaj me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti po cilësohet si kanosje dhe fajde ndërsa nuk është raportuar për të arrestuar. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera