Dy makina BMW, letra e Fidel Castros/ Asetet e Maradonës në ankand
Autori: Gazeta inFokus
12:57 | 03 Nëntor 2021
Dy BMW, letra e Fidel Castros dhe shtëpia që Diego Armando Maradona u kishte dhuruar prindërve të tij janë në listën e gjatë të aseteve që do të dalin në ankand më 19 dhjetor.
Të ardhurat do të shkojnë për pesë fëmijët e legjendës së futbollit, të ndarë nga jeta pak më shumë se 11 muaj më parë: Diego Junior, Dalma dhe Gianinna, Jana dhe Dieguito Fernando.
Lista përfshin gjithashtu paketa aksionesh, një apartament në Mar de Plata dhe sende të tjera personale. Mallrat me vlerë sentimentale, si bluzat e dhuruara nga lojtarë të tjerë në funeralin e futbollistit, nuk do të dalin në ankand.
Gjyqtarja Susana Tedesco i ka ndezur dritën jeshile kërkesës së trashëgimtarëve. Ankandi, që do të organizohet nga Adrian Mercado, agjenci në kryeqytetin argjentinas Beunos Aires, do të jetë ndërkombëtar dhe do të transmetohet “live”.
Shtëpia e dhuruar prindërve doli në ankand për 900 mijë dollarë (780 mijë euro) ndërsa apartamenti për 65 mijë dollarë (57 mijë euro). Njëra nga dy BMV-të mban firmën e Diegos të gdhendur në xhamin e përparmë, me një çmim fillestar prej 165 mijë dollarësh. Gjithashtu në listë janë piktura, pulovra, këpucë, kitarë, kravata, kapele etj. Ofertat mund të dorëzohen deri më 15 nëntor.

T� tjera
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...

































