Lajme

Fadil Nura dorëzon mandatin e deputetit, kthehet në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 02 November 2021

Fadil Nura ka dorëzuar mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar dorëheqjen nga pozita e deputetit.

“Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Parlamentin e Republikës, ku me përgjegjësi jam angazhuar për të mbrojtur përveç tjerash edhe interesat e komunës sonë”, ka shkruar Nura.

-Advertisement-

Ai ka thënë se do ta ketë nderin të shërbej tani si kryetar i Komunës së Skenderajt.

“Nderin e njëjtë do ta kem edhe tani t’ju shërbej, vetëm se me përgjegjësinë e kryetarit të Komunës, për çka mëzi pres të nisim angazhimet për punë të mëdha që na presin”, shkruan ai.

Ndryshe, Fadil Nura nga PDK-ja ka fituar garën pa balotazh në komunën e Skenderajt më 17 tetor.

Ai siguroi 57.99 për qind të votave, përballë Bekim Jasharit me 40.64 për qind.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera