Fun & Video

Rrugët kthehen në lumenj, balta gëlltit makinat: Dy të zhdukur në Itali nga përmbytjet

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 25 October 2021

Zona të tëra të Siçilisë në Itali janë nën pushtetin e motit të keq e të ujit. Shirat e rrëmbyer atje kanë bërë që disa rrugë të kthehen në lumenj të vërtetë.

Shtëpi, biznese e magazina janë përmbytur ndërsa furia e ujit të përzierë diku edhe me baltë, ka marrë përpara makinat nëpër rrugë. Për këtë arsye, autoritetet vendore kanë zgjedhur të shpallin alarmin e kuq nga moti i keq, ndërsa mjaft shkolla janë mbyllur.

Në Scordia vazhdojnë kërkimet për dy bashkëshortë, 67 dhe 54 vjeç, të cilët rezultojnë të zhdukur që nga mbrëmja e së dielës.

-Advertisement-

Alarmin për çiftin e dha drejtuesi i një mjeti që kishte mbetur i bllokuar në makinën e tij për shkak të përmbytjeve dhe u shpëtua nga ekipet e emergjencës.

Ai tha se kishte parë bashkëshortët në bordin e një makine Ford Fiesta, të cilën e ka marrë uji me vete. Po ne Scordia, punonjësit e mbrojtjes civile arritën të shpëtojnë 5 turistë të huaj, furgoni it ë cilëve gjithashtu u rrëmbye nga uji, e situata të ngjashme me automjete u raportuan dhe në pjesë të tjera të zonës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera