Lajme

Ja kur do ta mbajë Specialja konferencën e radhës ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 21 October 2021

Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi do të mbahet më 29 tetor.

Kështu është njoftuar nga Dhomat e Specializuara ku thuhet se konferenca do të fillojë nga ora 14:30, shkruan Gazeta Infokus.

Aktakuza ndaj ish prijësve të UÇK-së është konfirmuar më 26 tetor 2020.

-Advertisement-

Sipas akuzës së ngritur, “së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë”./Gazeta Infokus/

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera