Helmim apo virozë/ Si të dalloni shqetësimet e stomakut
Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 20 October 2021
Në fillim të këtij viti, virozat e stomakut prekën mbi 9000 persona. Ky problem shëndetësor që në sloganin ditor mjekësor njihet si ‘gripi i stomakut’ shfaqet gjatë gjithë vitit dhe jo domosdoshmërisht në dimër. Por kjo stinë duket se favorizon ndjeshëm përhapjen e kësaj viroze e cila nuk kursen as të vegjël, të rritur e të moshuar.
Simptomat e virozave të stomakut janë shumë të ngjashme me ato të helmimit nga ushqimi. Por a futen ato në të njëjtën kategori? Ngjashmëria në simptoma kërkon që njerëzit të jenë më të vëmendshëm ndaj thirrjeve për ndihmë të organizmit të tyre.
Cilat Janë Simptomat e Helmimit nga Ushqimi?
Helmimi nga ushqimi, do të thotë që organizmi po përpiqet të nxjerrë jashtë viruse, baktere ose substanca të dëmshme nga një ushqim që njeriu ka konsumuar.Helmimi nga ushqimi shkaktohet nga viruset apo bakteret e mëposhtme:
• Norovirusi që gjendet tek uji i ndotur, produktet e pagatuara dhe gocat e detit.
• Salmonella,
• E-coli, që së bashku me salmonelën merren nga mishrat, qumështi, e verdha e vezës, mishi, shpendët e të tjerë.
Helmimi nga ushqimi mund të ndodhë shumë lehtë dhe manifestohet me këto simptoma:
• Të përziera,
• Të vjella,
• Diare,
• Dhimbje dhe shtrëngime të barkut,
• Temperaturë
Cilat Janë Simptomat e Virozave të Stomakut?
Së pari, është shumë e rëndësishme që lexuesit të kuptojnë që virozat e stomakut nuk janë njësoj me gripin. Ky i fundit është i ngjitshëm dhe shkakton:
• Temperaturë,
• Dhimbje muskulare,
• Plogështi,
• Probleme me rrugët e frymëmarrjes.
Virozat e stomakut nga ana tjetër shfaqen kur një virus shkakton një infeksion në stomak. Norovirusi, që e përmendëm më lart, është shkaktari kryesor i këtyre infeksioneve.
Ai shkakton plot 21 milionë infeksione stomaku në vit. Kjo do të thotë se virozat e stomakut mund të futen në kategorinë e helmimit nga ushqimi. Simptomat e virozave të stomakut sipas ekspertëve janë:
• Të vjella,
• Të përziera,
• Diare,
• Dhimbje barku,
• Dhimbje muskulare,
• Dhimbje koke,
• Temperaturë e lartë.
Virozat e stomakut merren në momentin kur njeriu prek një ushqim a diçka tjetër të infektuar me një virus.
Si Të Kuptoni Nëse Vuani Nga Helmimi Apo Virozat?
Nëse keni simptomat e lartpërmendura, atëherë duhet të fokusoheni tek kohëzgjatja e simptomave. Infeksioni i stomakut zakonisht shfaqet një deri në tre ditë pas ekspozimit dhe zgjat një ose dy ditë. Në rastin e helmimit, ai shfaqet gjashtë orë pas ngrënies së një ushqimi të ndodut dhe në varësi të situatës, mund të zgjasin disa orë ose disa ditë.
Kur Duhet Të Shkoni Tek Mjeku?
Ekspertët thonë se ju duhet të shkoni tek mjeku nëse:
• Keni të vjella që kanë zgjatur për gjatë gjithë ditën.
• Keni gjakderdhje në jashtëqitje,
• Keni dhimbje të forta barku,
• Diarea zgjat mbi 3 ditë,
• Jeni të dehidratuar,
• Keni temperaturë të lartë,
• Keni mjegullim të shikimit dhe dobësim të muskujve.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...