Zakonet befasuese që dëmtojnë shëndetin e zemrës tuaj
Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 19 October 2021
Në përgjithësi sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë, si për burrat ashtu edhe për gratë. Prandaj njohja e faktorëve të rrezikut në lidhje me sëmundjet e zemrës është hapi i parë drejt kontrollit të shëndetit tuaj. Ju njohim shkurtimisht me disa nga zakonet që vënë në rrezik shëndetin e zemrës tuaj, të cilat mund t’ju ??befasojnë.
Shmangia e mëngjesit
Një studim i vitit 2019 zbuloi se njerëzit që hanë mëngjes, kanë më shumë gjasa të kenë arterie më të pastra dhe më të shëndetshme sesa ato të cilët anashkalojnë vaktin e tyre të mëngjesit.
Shpenzoni shumë kohë para televizorit
I njëjti studim i vitit 2019 zbuloi gjithashtu se njerëzit që shikojnë më shumë se 21 orë TV në javë, janë të rrezikuar nga formimi i pllakave në arteriet e tyre. Nëse jeni të shqetësuar për shëndetin e zemrës tuaj, ekspertët këshillojnë të lini telekomandën dhe të gjeni një hobi më aktiv.
Puna me orë jashtëzakonisht të gjata
Studiuesit paralajmërojnë se orët e gjata para ekranit të kompjuterit tuaj, jo vetëm që janë të këqija për shëndetin mendor, por gjithashtu mund të rrisin rrezikun e goditjes në tru.
Higjiena e dobët orale
Sipas një studimi të vitit 2016, zbuloi se bakteret orale mund të jenë një nga shkaktarët e sëmundjeve kardiovaskulare.
Depresioni
Shëndeti juaj mendor dhe fizik janë më të lidhur nga sa mendoni. Sipas një studimi të vitit 2018, njerëzit që përjetojnë derpesion dhe ankth kanë një rrezik më të lartë të sulmit në zemër.
Shmangia e frutave
Studiuesit thonë se ata që konsumojnë fruta të freskëta çdo ditë kanë presion më të ulët të gjakut dhe nivele të glukozës të ekuilibruara, sesa ata që nuk konsumojnë fruta.
Keni sëmundje autoimune
Sëmundjet autoimune si lupusi ose diabeti i tipit 1, sulmojnë indet e shëndetshme të trupit dhe shkaktojnë inflamacion. Inflamacioni mund të shkaktojë formim të pllakave arteriale, gjë që mund të çojë më pas në bllokim të artereve. Prandaj njerëzit me sëmundje autoimune janë në rrezik më të madh për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.
Gripi
Edhe pse me siguri jeni të fokusuar në mbrojtjen nga koronavirusi, kjo është një kujtesë për të bërë vaksinën kundër gripit çdo vit. Sipas një studimi të botuar në “New England Journal of Medicine” ( Revistën Angleze të Mjekësisë) në 2018, gripi ju vë në rrezik të sulmeve në zemër, deri në një vit pas infektimit. Me sa duket, i njëjti virus që shkakton gripin mund të shkaktojnë probleme me zemrën tuaj.
Apnea e gjumit
Apnea e gjumit jo vetëm që ju të lodhur në mëngjes, por prek edhe zemrën tuaj. Kjo sepse apnea e gjumit rrit nivelet e një shënjuesi që shton rrezikun për një sulm në zemër.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...