Lifestyle

“Më mori në telefon dhe më tha…”/ I martuar dhe me dy fëmijë, 48-vjeçari merr lajmin tronditës nga ish e dashura

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 15 October 2021

Mirëpo, tashmë ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ja rrëfimi i plotë:

“U tmerrova kur ish e dashura më tha se unë jam babai i fëmijës së saj. Por pas bisedës, ajo më bllokoi numrin kudo. Me anë të një testi ADN-je mësova se isha unë i ati i foshnjës. Tani kam frikë se do të humbas gjithçka: gruan, fëmijët dhe madje edhe shtëpinë time.

Pavarësisht se ndjeva një lidhje të veçantë me këtë grua kur e takova për herë të parë, vendosa të qëndroja larg saj pasi isha i martuar. Unë jam 48 vjeç dhe gruaja ime është 42 vjeç. Ne kemi 18 vjet që jemi martuar dhe kemi dy fëmijë të moshës 15 dhe 12 vjeç. Ende e duam njëri-tjetrin, por rrallë herë ndodh që të bëjmë seks.

-Advertisement-

Kam ndryshuar punë vitin e kaluar dhe rastësisht takova ish të dashurën atje. Ne kuptuam se kishim të njëjtat interesa dhe të njëjtin sens humori gjatë bisedave me njëri-tjetrin.

Ajo është 34 vjeç. Ne pranuam se kishim ndjenja për njëri-tjetrin, por unë i thashë që nuk do ta humbas familjen që kam krijuar. Kur ajo filloi të takohej me dikë tjetër, nuk mund ta duroja. I kërkova që të më takonte.

Pasi pimë disa gota, shkuam në një dhomë hoteli dhe bëmë seks. Ne u takuam rregullisht gjatë dy muajve të ardhshëm derisa ajo papritmas u largua nga kompania.

Ajo më tha se po lëvizte për një pozicion më të lartë dhe se do të ishte më mirë që ti ndërprisnim kontaktet.

Por gati një vit më vonë, mora një mesazh nga ajo ku shkruhej se kishte një fëmijë me mua. Nuk e prita mirë këtë lajm. I thashë se ishte problemi i saj dhe nuk doja t’ja dija. Por pasi një test i atësisë konfirmoi se unë isha babai, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse t’i rrëfeja gjithçka gruas sime.

Ajo është e shqetësuar dhe besimi i saj tek unë është thyer plotësisht. Dua t’i rregulloj gjërat, por si?”.

“Dear Deidre” thotë:

“Nuk ka justifikim për atë që ka ndodhur. Ndoshta martesa është dëmtuar, por ju keni dy fëmijë në shtëpi dhe u detyroheni atyre gjithçka. Ju duhet t’i jepni një shans të dytë njëri-tjetrit.

Flisni përsëri me gruan dhe kërkojini falje. Thuajini asaj se dëshironi që martesa të funksionojë.

Mund të keni një shans që ajo t’ju falë nëse nuk justifikoni veten. Por mendoni arsyet që ju kanë shtyrë drejt tradhtisë. A mund t’i rregulloni vërtet problemet që keni në marrëdhënien me bashkëshorten tuaj?

Gjithashtu, ligji ju detyron që të mbështesni financiarisht fëmijën që keni me të dashurën. Edhe fëmija meriton të ketë një baba të dashur dhe të kujdesshëm”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera