Sport

Deklarata emocionuese e Challandesit pas largimit nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 13 October 2021

Bernard Challandes edhe zyrtarisht është larguar nga posti i trajnerit të kombëtares së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Ka qenë kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ai që ka dhënë lajmin se tekniku zviceran nuk do të jetë më trajner i Kosovës.

Menjëherë pas kësaj, Challandes ka folur fjalët e para me shumë emocione.

-Advertisement-

Ai është shprehur i pikëlluar duke thënë se për të ka qenë privilegj te jetë trajner i Kosovës.

“Ka qenë privilegj dhe kënaqësi të jem trajner i Kosovës. Jam i pikëlluar që erdhëm në këtë pikë”, tha Challandes.
Challandes është larguar pas humbjes nga Gjeorgjia dhe rezultatet negative në ciklin kualifikues të Kupës së Botës “Katar 2022”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera