Brenda 8 muajve në Kosovë u raportuan mbi 1 mijë e 600 raste të dhunës në familje
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 10 October 2021
Dhuna në familje është një fenomen global në rritje, e që çdo ditë në media raportohet për raste të tilla. Kjo dukuri më shumë se kurrë është shpërfaqë gjatë pandemisë, por në këtë rritje të rasteve të dhunës në familje kanë ndikuar faktorë të shumtë.
E se ka rritje të një dhune të tillë, e pohon edhe policia, vendi ku raportohen çdo ditë rastet e dhunës në familje. Sipas statistikave të policisë vetëm gjatë muajve janar-gusht të këtij viti janë raportuar 1,637 raste.
Sipas psikologut Aheron Bobaj, shkaktari kryesorë i tërë kësaj është mos edukimi i mirëfillt i shoqërisë.
“Sipas meje shkaktarë të dhunës në familje mund të jenë shumë faktorë. Duke filluar nga shkaktari më i madhi që është edukimi që kanë marrë dhe nga prindërit ose diku tjetër si dhunuesi ashtu edhe gratë ose fëmijët që janë edukuar me mendimin që dhuna është normale. Shoqëria kosovare, së pari duhet me i eduku fëmijët e tyre, të afërmit e tyre që dhuna nuk është zgjidhje për asgjë, nuk duhet të normalizohet dhuna asnjëherë se në shumë raste pas dhunës ka ardhur vrasja. Prindërit duhet me i ndihmu vajzat e djemtë e tyre që përjetojë dhunë, e jo me ju thënë djemve që gruaja/fëmiu duhet të rrihet sepse të don ma shumë ose s’po të ndëgjon rrihe, po ashtu edhe vajzave, grave duhet me ju dhënë mbështetje e përkrahje me e marr guximin me u nda e mos me e duru dhunën pse prindi i ka thonë se është e domosdoshme me e duru e mos me u nda se përqeshesh”, thotë psikologu Bobaj.
Po ashtu Bobaj thotë që përveç efektit që ka pasur pandemia njëri prej faktorëve kyç të dhunë në familje mbeten edhe martesat me mësitni pra pa dashuri.
“Pandemia ka ndikuar te secili njeri nga pak, sepse nuk është lehtë prej lirisë totale të adaptohesh në mbyllje totale të menjëhershme, dhe krejt kjo ka ndikuar tek njerëzit me pas jo stabilitet në gjendjen emocionale e psikologjike. Dhuna gjatë pandemisë është rritë dukshëm, për arsye që ende ka martesa me msitni e martesa pse po i shkon përshtati prindërve e në fakt nuk kanë dashuri e as respekt për njëri-tjetrin, fillon me e pengu njeri-tjetrin e nga mos komunikimi e nervoza lind edhe dhuna ndaj gruas ose burrit, e sidomos kur vijnë edhe fëmijët gjendja emocionale e psikike ndërron, stresi shtohet sidomos në karantinë ku shumë njerëz e kanë humbur edhe punën e ka qenë e vështirë me ja dalë çdo ditë. Mirëpo asgjë nuk duhet me e arsyetu dhunën ndaj askujt më mirë kishte me qenë me u divorcu, me u largu edhe me e lajmëruar dhunën”, tha tutje ai.
Që COVID-19, ua ka vështirësuar jetën njerëzve në të gjitha aspektet jetësore, e nuk e ka lënë pa prekur edhe jetën bashkëshortore e pohon edhe psikologia Kaltrina Haziri-Canolli, raporton telegrafi.
“Pandemia sipas studimeve të bëra në vende të shumta evropiane e botërore, ka ndikuar në rritjen e rasteve të dhunës në familje. Numri i thirrjeve në polici është rritur, ashtu sikurse edhe numri i kërkimit te ndihmës së profesionisteve. Disa prej shkaktarëve sigurisht që janë: izolimi dhe ndjenja që viktimat nuk kanë askënd, pastaj komunikimi vetëm me anë të teknologjisë, pa praninë fizike apo rastet edhe më ekstreme kur disa mund edhe të mos kenë pasur qasje dhe dijeni për teknologji”, pohoi Haziri-Canolli.
Mirëpo, edhe pse shumë gra hezitojnë ta raportojnë dhunën për shkak të frikës, edhe ato që e raportojnë dhe kërkojnë ndihmë pak gjejnë mbështetje.
Vebi Mujku drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, thotë se edhe pse është e angazhuar maksimalisht që të intervenojë në rastet e dhunës që ndodhin në familje, kapacitetet e kësaj qendre janë të limituara.
“Qendra për Punë Sociale Prishtinë është e angazhuar në të gjitha rastet e dhunës në familje të cilat ndodhin brenda kompetencës territoriale të Komunës së Prishtinës. Por kjo qendër i ka kapacitetet e limituara me staf dhe pajisje tjera për të ofruar shërbime adekuate, mirëpo duke pas parasysh rëndësinë dhe ndjeshmërinë e rasteve të dhunës në familje, QPS Prishtinë shumicën e kapaciteteve i ka orientuar në këtë fushë, vetëm për të qenë në dispozicion dhe për të ofruar shërbime sa më cilësore për secilin rast të dhunës në familje”, thotë Mujku.
Të tjera
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...