Penza mposht Prishtinën në finalen e Superkupës
Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 05 October 2021
Penza ka fituar Superkupën e Kosovës, duke mundur në finale Prishtinën me rezultat 77:71 (22:16, 17:18, 19:20, 19:17).
Periudha e parë ishte shumë e barabartë dhe me rikthime në rezultat, megjithatë, në fund të kësaj pjese, vashat vendase shkëputen për të përmbyllur këtë pjesë 22:16.
Ato vazhdojnë me lojë të mirë edhe në çerekun e dytë, duke e ngritur epërsinë në 26:16, por skuadra prishtinase nuk dorëzohet, duke shkrirë epërsinë dhe duke udhëhequr 30:31.
Sërish në fund, Penza u tregua më e vëmendshme, duke mbyllur pjesën e parë në të mirë të saj 39:34.
Lojë shumë interesante u zhvillua në periodën e tretë dhe me rikthime. Bardhekaltret nga Prishtina sërish rikthehen, duke pasur pesë pikë epërsi, 46:51, por një seri e vendaseve prej 9:0, bëri që të rikthehet rezultati në 55:51, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 58:54.
Lojë dramatike u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku Penza ishte e përkrahur nga publikut vendas, kurse Prishtina luftoi deri në fund, ndërsa asnjëra nuk arrinte të shkëputej. Megjithatë, në momentet e fundit skuadra e Penzës u tregua më e vëmendshme, duke triumfuar 77:71.
Kupën kapitenes së Pejës, Valbona Bytyqi ia dorëzoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe zëvendësdrejtoresha e Ministrisë së Kulturës së Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.
Të tjera
-
Arrestohet një 23 vjeçar në Prishtinë, kishte 12 urdhëresa të Gjykatës
Një 23 vjeçar me iniciale E.Z., është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi po ...
-
Osmani brutale me Konjufcën: Qysh deklaron kështu dikush në vitin 2024, ku telefonat funksionojnë gjithkund
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka reaguar kryetarit të Kuvendit, Glauk...
-
“Opozita i refuzoi zgjedhjet: Puna e mbarë, Albin Kurti”
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka dalë me një deklaratë ku konst...
-
Memli Krasniqi mohon një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mohuar një koalicion të mundshëm mes pa...
-
Krasniqi: Ideja për shpërdarje të Kuvendit dështoi, partitë tjera opozitare s’patën gatishmëri
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se përpjekja e partisë së tij për shp...
-
Memli Krasniqi tregon pse e pranoi takimin me Kurtin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se arsyeja...
-
I vazhdohet paraburgimi Ismet Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Policia dhe Krimet Ekonomike kthehen me një aksion tjetër në Veri
Më pak se 10 ditë pas mbylljes së institucioneve financiare të Serbisë në ver...
-
Gjuajtje me ảrmề në Prishtinë, plagồsềt një person
Një person është plagosur në Prishtinë, pasi janë shkrepur armët, raporton Ga...
-
Çitaku: Kurti po e vazhdon vallen e përçarjes së shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar kryeministrin Al...
-
Moskoordinimi i Kurtit dhe Gërvallës me Osmanin, Konjufca: S’ishte e qëllimshme
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka folur për reagimin që presidenca e ka...
-
Avokati i Jakup Krasniqit: Një dëshmitar ka thënë se i kujtohet që Rugova i është referuar UÇK-së si “lojë serbe”
Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasn...