Lajme

Hekuran Murati publikon listën e borxhlinjëve si Agim Bahtiri

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 03 October 2021

Ministri i Transfereve dhe Financave ka publikuar listën e komunave që kanë më së shumti borxh të pa paguar.

Sipas kësaj liste komuna e Gjilanit dhe Ferizajt kanë më së shumti obligime të pa paguara, shkruan Gazeta Infokus.

Komuna që udhëhiqet nga Lutfi Haziri ka borxh mbi 10 milionë euro, ndërsa ajo që udhëhiqet nga Agim Aliu ka borxh mbi 4 milionë.

-Advertisement-

Ndërsa komuna e cila drejtohet, nga Agim Bahtirit rënditet e treta më mbi 2 milionë euro të pa paguara.

E së fundmi borxhin e Agim Bahtirit, ministri Murati tentoi edhe të ia arsytonte.

Ministri i Financave  gjatë ceremonisë së prezantimi të planë programit të Bahtirit në Mitrovicë tha se 2 milionë nuk janë kurgjo, sepse ai vetë kishte gjetur 200 milionë borxh në ministrinë që udhëheq.

Më poshtë gjeni listën e plotë të komunave që kanë më së shumti borxh./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera