3 kura me xhenxhefil dhe mjaltë/ Kundër të ftohurës, gripit e bronshitit
Autori: Gazeta inFokus
07:37 | 01 October 2021
Për plot 5000 vjet me radhë, njerëzimi e ka përdorur xhenxhefilin për të trajtuar një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh. Xhenxhefili mund të përdoret i freskët, i tharë dhe në formën e pluhurit.
Ky zhardhok është shumë i pasur me vitaminë C, hekur, kalçium, fosfor dhe antioksidantë. Ju sjellim më poshtë tre receta me xhenxhefil dhe mjaltë kundër gripit, të ftohurës dhe gripit.
Si Ta Përdorni Xhenxhefilin Kundër Gripit Dhe Të Ftohurës
Gripi dhe e ftohura kanë simptoma të ngjashme siç janë: kolla, acarimi i fytit dhe bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes. Në rastin e gripit, virusi infekton të gjithë trupin dhe shkakton temperaturë. Ndikimi i të ftohurës kufizohet në traktin e sipërm të frymëmarrjes.
Pastrimi i Rrugëve Të Frymëmarrjes Nga Sekrecionet
-2 lugë gjelle me xhenxhefil të freskët të grirë hollë,
-4-5 kokrra piperi të zi,
-1 lugë çaji me mjaltë,
-1 gotë (250 ml) me ujë
Përgatitja:
Hidhni ujin në një tenxhere, shtoni xhenxhefilin dhe piperin e zi dhe pasi të marrë valë, lërini të ziejnë për 7 minuta. Fikeni zjarrin dhe lëreni lëngun të ftohet pak. Kullojeni, shtoni mjaltin dhe pijeni ngadalë dy ose tre herë në ditë për të paktën 3 ditë.
Kundër Gripit Dhe Të Ftohurës
Përbërësit
2 lugë gjelle me xhenxhefil të freskët të grirë hollë
2 limonë të përmasave mesatare të ndarë në copa
Çerek filxhani çaji me mjaltë
Përgatitja
Xhenxhefilin e grirë hidheni në një kavanoz. Shtoni copat e limonit dhe përziejini bashkë me lugë druri. Shtoni mjaltin dhe përziejini të gjithë sëbashku. Më pas merrni një lugë gjelle dhe hidheni në një filxhan me ujë të nxehtë. Ky çaj duhet pirë dy ose tre herë në ditë për të paktën 3-4 ditë me rradhë.
Xhenxhefil Kundër Bronshitit
Inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes shoqërohet me një akumulim të madh sekrecionesh. Kundër tyre, ekspertët rekomandojnë shfrytëzimin e vlerave të xhenxhefilit, kanellës dhe mjaltit.
Për këtë kurë ju nevojiten:
-1 lugë çaji me xhenxhefil të grirë
-Gjysëm luge çaji me kanellë,
-1 lugë çaji me mjaltë,
-1 gotë me ujë (250 ml)
Hidheni ujin në një tenxhere dhe shtoni xhenxhefilin dhe kanellën. Vendoseni tenxheren në zjarr dhe lëreni të marrë valë. Kur kjo të ndodhë mbylleni kapakun dhe lëreni të ziejë në një temperaturë të ulët për 5-7 minuta. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak. Më pas kullojeni lëngun dhe hidheni në një filxhan çaji. Shtoni mjaltin dhe pijeni ngadalë. Ky çaj duhet pirë 3-4 herë në ditë për të paktën 3 deri në katër ditë që të trajtoni bronshitin në mënyrë natyrale./

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...


































