Turisti konsumator në verën që lamë pas
Autori: Fatbardha Restelica dhe Dardan Abazi 13:36 | 30 September 2021
Shkruajnë: Fatbardha Restelica dhe Dardan Abazi
‘Ofertë: 4 Ditë e 3 Net all-inclusive në det për 50 euro’ e kemi parë e dëgjuar shpesh këtë verë. E pastaj, ‘Jo, nuk ke bash qashtu’ pason tek thuajse secili konsumator që po paguan për këto oferta.
Të jesh konsumator në vendin tonë është e vështirë mjaftueshëm në kushte normale, lëre më të jesh konsumator turistë dhe në kohë pandemie. Bizneset e kompanitë turistike kanë pësuar humbje të mëdha gjatë kohës së karantinës e mbylljeve të njëpasnjëshme. Kjo ka kontribuar që lufta e tyre për ekzistencë e përfitime materiale shpesh të shpërfillë plotësisht të drejtat e konsumatorit. Kjo mbrojtje që edhe ashtu ka qenë në standarde dhe nivel minimal e kryesisht sa për sy e faqe, gjatë pandemisë është degraduar skajshëm. Mu gjatë kësaj kohe, fushata jonë përmes platformës ‘Mbrojtësit e Konsumatorëve’ është intensifikuar dhe është fokusuar tek konsumatorët turist. Çka ne kërkojmë nga konsumatorët është ta shndërrojnë në normë kërkimin e kuponit fiskal dhe informatave të detajuara për shërbimet që marrin.
Në Kosovë është fakt që ligjet në letër janë të mira por se zbatimi i tyre mungon. Në këtë mes, mungon vetëdijesimi i përgjithshëm i qytetarëve për ligjet që i mbrojnë ata si konsumator, e për më tepër, ka informim sipërfaqësor e të mangët gjithashtu edhe për ligjet që i mbrojnë ata si turistë. Pak qytetarë e dinë që ligji kryesor që i mbron ata si turisë është Ligji nr. 04/L-174 për Turizëm dhe i cili parasheh shumë predispozita ligjore të detajuara. Manipulimet e kompanive turistike që po iu bëhen turistëve qoftë me çmim, qoftë me detajet e tjera të udhëtimet që nuk përputhen me premtimet dhe marketingun e tyre, parashihen dhe rregullohen me këtë ligj.
Për çdo pako turistike, Ligji nr. 04/L-176 për Turizmin përcakton se duhet të ketë së paku: materialin reklamues i cili i ofrohet konsumatorit, në formë fizike apo elektronike ku përshkruhet programi i udhëtimit në mënyrë të kuptueshme dhe të saktë; Çmimin, emrin dhe adresën e agjencisë turistike; Vendin, datën dhe kohën e nisjes dhe kthimit të udhëtimit; Destinacionin, periudhën e qëndrimit, në sa pjesë është i ndarë udhëtimi; Mënyrën e udhëtimit, karakteristikat dhe kategoritë e llojit të transportit te përdorur; Llojin e akomodimit, vendndodhjen, kategorinë ose shkallën e rehatisë; Koha e ushqimit, itinerarin, informacione të përgjithshme mbi kërkesat për pasaporta dhe viza.
Përpos ankesave të përsëritura se kompanitë nuk japin përgjegjësi as për vonesa, e as për manipulime me çmime, aspekti shëndetësor as nuk përmendet në oferta turistike. Këtë e parasheh ligji gjithashtu. Ligji kërkon që ofertat turistike të kenë edhe formalitetet shëndetësore të nevojshme për udhëtim dhe qëndrim; Shumën monetare ose përqindjen e çmimit që duhet paguar në llogari, si dhe orarin për pagesën e bilancit.
Gjithashtu në qoftë se numri minimal i personave është i nevojshëm për organizimin e paketës, dhe nëse po, te dihet dhe potencohet data e fundit për te informuar konsumatorin me rastin e anulimit, numër të telefonit të urgjencës dhe informata mbi polisën e sigurimit.
Një nga kushtet për integrim evropian është edhe përforcimi i mbrojtjes së konsumatorit. Këtu mund të kontribuojmë të gjithë. Ekonomia e fiskalizuar garanton mekanizma më të zgjeruar e fuqizuar institucional për mbrojtje ndaj konsumatorit. Te ne, bizneset po operojnë në të kundërtën.
Ofertat e reklamuara mund të shiten pafund, por në fund, biznesi që nuk e respekton dhe e dëmton konsumatorin, del në humbje sepse konsumatori i pakënaqur nuk vjen më. Është detyrë e institucioneve, e iniciativave të shoqërisë civile siç është faqja “Mbrojtësit e Konsumatorëve” dhe e të gjithë qytetarëve që të ngrenë zërin për konsumatorin turist. Duke e mbrojtur atë, ne garantojmë edhe kualitet të shërbimeve për të gjithë ne, por edhe një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të turizmit.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...