Rasti i fshehjeve të vdekjeve nga Covid-19, prokuroria hesht, kryetari i Vushtrrisë i gatshëm të dëshmojë
Autori: L.A
14:00 | 23 Shtator 2021
Gjatë fundit të muajit gusht dhe në muajin shtator u shënua një numër i madh i rasteve të vdekjes nga koronavirusi.
Me datën 29 gusht u shënua shifra rekord i të vdekurve brenda 24 orëve. Ishin gjithsej 36 viktima.
Por kishte dyshime se ky numër mund të jetë edhe më i madh, por ai po fshihet nga Institucionet.
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe ai i Vushtrrisë kanë deklaruar publikisht se kanë dyshimet e tyre se këto të dhëna po fshihen.
Por, askush nga institucionet e drejtësisë nuk janë marrë me vërtetësinë e këtyre deklaratave, edhe pse Tahiri është shprehur i gatshëm të bashkëpunoj.
“Atë deklaratë që e kam dhënë, qëndrojë prapa saj dhe në çdo kohë jam i gatshëm të dëshmojë”, theksoi Tahiri. Por a e ka kontaktuar dikush nga institucionet e drejtësisë? “Askush”, theksoi ai.
“I qëndroj asaj deklarate që e kam dhënë, kam fakte, kam emra”, theksoi Tahiri. “Ne që tre vjet paguajmë shërbimet e varrimit për qytetarët e Vushtrrisë dhe kemi statistika të sakta të numrit të vdekjeve vit për vit. Rritja e numrit të vdekjeve në Vushtrri në dy vitet e fundit është 40 për qind më shumë sesa mesatarja e 10 viteve të fundit. Këto të dhëna i kemi edhe me Bashkësinë Islame sepse ata i kanë të dhënat e 10 vjetëve të fundit”, thotë Tahiri në Frontal në T7.
Gazeta Infokus ka tri ditë që ka provuar të kontaktoj nga Prokuroria nëse kanë hapur ndonjë rast, por nga këta të fundit nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka shpreh dyshime se po fshehën rastet e vdekjeve nga Covid-19,, shkruan Gazeta Infokus.
Gjini thotë se rastet e vdekjeve qëllimisht janë shtyrë për disa ditë, por sipas tij tashmë që janë grumbulluar vdekjet “gënjeshtrat dolën në shesh”.
“E dinim se rastet e vdekjeve nuk raportoheshin saktë. Numri i vërtetë nuk është raportuar, duke i shtyre raportimet për disa ditë, ndërsa tani kur rastet janë grumbulluar, dalin shifrat në shesh.
Shumica prej nesh jemi kursyer nga komentet, vetëm për të mos e politizuar tragjedinë që na ka kapluar, por qeveria po bën politikë. Shumë keq!”, pati thënë Ardian Gjini. /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...




























