Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka shumë interesim për vaksinim, të dielave
Autori: Gazeta inFokus 07:54 | 20 September 2021
Dje ishte e diela e dytë që qytetarët kishin mundësi të vaksinoheshin. Por pavarësisht kësaj këtë të diel kishte interesim të vogël të qytetarëve për vaksinim.
Udhëheqësi i divizionit për media në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti thotë se pavarësisht që ka termine të lira për vaksinim interesimi i qytetarëve ishte i vogël.
“Ajo që na shqetëson është se interesimi i qytetarëve për vaksinim ditëve të diela është i ulët. Përkundër insistimit që të fillohet vaksinimi edhe të dielave, nuk janë shfrytëzuar as 40% e kapaciteteve të vaksinimit në nivel vendi”, deklaroi Hoti për televizionin publik.
Ata që i kanë marrë vaksinat iu bëjnë thirrje qytetarëve që sa më parë të imunizohen.“Është për shëndetin tonë të mbrohemi”, shprehet një qytetare që sapo ishte vaksinuar.
“Iu bëjë apel të rinjve dhe të gjithë qytetarëve të vaksinohen pasi është për shëndetin tonë dhe të tjerëve”, shprehet një i ri.
Ka edhe prej atyre që pas vaksinimit përfundojnë te ekipet e urgjencës.Sipas mjekëve kjo vjen më shumë nga fobia që kanë nga vaksinimi.“Këto raste i kemi të përditshme, dhe kjo vjen më shumë për shkak të fobisë nga injektimi i vaksinës. Bëjmë ekzaminimin fillestar dhe nëse ka nevojë iu japim edhe terapi”, deklaroi mjeku Haki Dragusha.Deri më tani në Kosovë janë administruar mbi 1 milionë doza të vaksinës, derisa rreth 440 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës.
Të tjera
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...
-
Takimi i sotëm në Strasburg përfundon pa e futur Kosovën në agjendën për mbledhjen e Komitetit të Ministrave
Takimi i sotëm në Strasburg i zëvendësministrave të Jashtëm të shteteve anëta...
-
EULEX-i ushtron Policinë e Kosovës për menaxhimin e përbashkët të krizave
Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS) mori pjesë sot në ushtri...
-
(PAMJE) Vetëaksident me motoçikletë në Prishtinë, ka të lënduar
Një vetëaksident trafiku me motoçikletë ka ndodhur para pak minutave në rrugë...
-
AAK-ja krijon Shtabin për Zgjedhje Parlamentare
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftu...
-
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë
Qeveria austriake planifikon marrëveshje për transferimin e kriminelëve të dë...
-
Osmani takon ambasadoren e SHBA-së në OKB: E vendosur për forcimin e partneritetit mes dy vendeve tona
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadoren e Shteteve të...
-
Besian Mustafa emërohet zëdhënës i LDK-së
Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimi...
-
LAJMI I FUNDIT: Gërvalla njofton se Rusia sot po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Rusia aktualisht ...
-
Zbulohet një laborator droge në Leposaviq, Policia zbardhë detajet
Policia e Kosovës ka zbuluar sot një laborator droge në Leposaviq. Lajmin ...
-
“Në veri një regjistruesi të popullsisë ia kanë lëshu qenin”
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati tha...