“Të përjashtohet gjuha e urrejtjes”, KMDLNj iu kërkon partive të bëjnë fushatë të qetë
Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 17 September 2021
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, iu ka bërë thirrje partive politike të bëjnë fushatë të qetë dhe t’i respektojnë masat anti-COVID
Përmes një komunikate për media KLMDNj kërkon nga partitë që të përjashtohen mosdurimi, gjuha e urrejtjes.
Po ashtu, KMDLNj iu kërkon subjekteve politike që kandidatët për zgjedhjet lokale të përqendrohen në program dhe premtime që përfshihen në mandatin e tyre.
KMDLNj iu ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që me rreptësinë më të madhe të mbikëqyrin respektimin e masave anti-COVID dhe në rast se ato nuk respektohen, të shqiptohen dënime.
Komunikata e plotë e KMDLNj-së:
Më 17.10.2021 në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale përkundër situatës së rënduar epidemiologjike të shkaktuar nga virusi Delta e që thuaja çdo ditë dhjetëra qytetarë humbin jetën kurse qindra infektohen. Në këto rrethana mbajtja e zgjedhjeve është përgjegjësi, në radhë të parë e subjekteve politike që garojnë por edhe e votuesve sidomos ditën kur votohet.
KQZ, si autoritet suprem për organizim të zgjedhjeve në Kosovë ka përcaktuar një afat prej 1 muaji për fushatë zgjedhore gjithnjë duke i respektuar rekomandimet e IKSHPK-së e që në masë të madhe kufizon numrin e pjesëmarrësve , si brenda objekteve të mbyllura ashtu edhe në mjedise të hapura.
KMDLNj kërkon nga subjektet politike një fushatë të qetë ku do të përjashtohej mosdurimi, gjuha e urrejtjes dhe veprimet që do të kontribuonin në rëndimin e gjendjes e cila është e keqe në këto rrethana.
Subjektet politike kanë propozuar që fushata zgjedhore të kufizohet në pesë ditë ndërsa disa të tjera kanë propozuar që fushata të bëhet online, pa kontakte fizike me qytetarë, votues potencial. KMDLNj konstaton se disa subjekte politike dhe kandidatë po bëjnë fushatë një kohë të gjatë dhe i kanë thënë të gjitha ato kanë vlerësuar se paraqesin interes për qytetarin dhe votuesin.
KMDLNj kërkon që subjektet dhe kandidatët për zgjedhje lokale të përqendrohen në program dhe premtime që përfshihen në mandatin e tyre, qoftë si kryetar komune apo asamblistë.
KMDLNj kërkon nga institucionet përgjegjëse që me rreptësinë më të madhe të mbikëqyrin respektimin e masave anti-COVID dhe në rast se ato nuk respektohen duhet të shqiptojnë dënime shembullore.
KMDLNj vlerëson se organizatat që monitorojnë zgjedhjet kanë kapacitet të mjaftueshëm dhe të dëshmuar monitorues dhe profesional të monitorojnë fushatën zgjedhore dhe ditën e votimit si dhe balotazhin eventual.
KMDLNj uron të gjitha subjekteve politike një fushatë të mbarë, votim të rregullt si dhe pranim të rezultateve të zgjedhjeve siç kanë vepruar edhe më parë.
Është e drejtë qytetare dhe e drejtë e njeriut e drejta për të votuar dhe kjo duhet të shfrytëzohet.
Të tjera
-
Von Cramon: Serbia s’ka as një mundësi të ecë para pa i zbatuar detyrimet nga Marrëveshja e Ohrit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë s...
-
Policia e Kosovës konfiskon rreth 20 metër kub dru në Podujevë
Të hënën patrulla kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në K...
-
Rritet çmimi i hyrjes në Kullën Eifel
Këshilli i qytetit të Parisit ka rritur çmimin e hyrjes në Kullën Eifel për t...
-
Maqedonci: 28 baza ushtarake e 20 të xhandarmërisë serbe, jo shumë larg kufirit me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka dhënë alarmin për destabilitet në Bal...
-
SHBA dënon përpjekjet e Phenianit për lëshimin e një sateliti “spiun”
Përpjekja e Koresë së Veriut për të lëshuar një satelit të ri zbulues ushtara...
-
Kurti përkujton ushtarët e rënë amerikanë – roli i ushtrisë së SHBA për ndaljen e gjenocidit më 1999 i pazëvendësueshëm
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar “Dita e Përkujtimeve”. Qëlli...
-
Haradinaj: Nën udhëheqjen e Aleancës, Pejës do t’i kthehet shkëlqimi i dikurshëm, si Lule e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
Ky është 26-vjeçari që vd iq në aksidentin në Mitrovicë
Qlirim Salihu është 26-vjeçari i cili vdiq sot si pasojë e një aksidenti mes ...
-
Te familja Mehmeti për vizitë, kafen në Leposaviq, Statovci publikon pamjet në veri me atmosferë 100% shqip
Deputetja e GUXO, Jeta Statovci, përmes një postimi në facebook ka bërë të di...
-
Quni: Mbetet edhe shumë punë deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovoës, Anton Quni tha se avancimi i Koso...
-
“I kishte dhuruar libra në burg Kurtit”, kryeministri ftohet përsëri për të dëshmuar për gardianin serb të akuzuar për kri me lu fte
Këtë të hënë ka nisur gjykimi ndaj Dragisha Milenkoviç-it i akuzuar për krime...
-
Vdes drejtuesi i motoçikletës pas një aksidenti me një veturë në Mitrovicë
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçil...