Sport

Van Dijk telefonon Kloppin nga autobusi dhe i tregon për gjendjen e tij pas një shqetësimi në takimin ndaj Turqisë

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 09 September 2021

Futbollisti i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, shfaqi një shqetësim në fushën e lojës në takimin që Holanda e fitoi ndaj Turqisë me rezultat të thellë 6-1, në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Megjithatë mbrojtësi holandez i ka shpëtuar më të keqes, pasi nuk është lënduar dhe kështu do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës me ‘The Reds’.

Kështu ka bërë të ditur trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, në një prononcim për faqen zyrtare te klubit.

-Advertisement-

Tekniku gjerman tha se Van Dijk nga autobusi i ka konfirmuar së është mirë.

“Me Virgil, ai ishte padyshim një moment i frikshëm, mund ta imagjinoni. Unë i dërgova atij një mesazh pas lojës, ‘A jeni mirë?’ Ai më tha vetëm po çaloj. Kështu ai më thirri nga autobusi dhe më tha “Shef, unë jam mirë”, përfundoi Klopp.

Liverpooli ndeshjen e radhës në Premierligë e luan te dielën në udhëtim te Leeds Unitedi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera