Si e parashikoi Albena Reshtaj një muaj më herët helmimin e qytetarëve në Deçan?
Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 15 July 2021
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj e kishte parashikuar qysh një muaj më parë helmimin e qytetarëve në Komunën e Deçanit.
Kjo sepse një rast i njëjtë kishte ndodhur në disa fshatra të Komunës së Pejës, shkruan Gazeta Infokus.
Mirëpo sipas Reshitajt në atë kohë askush nuk i dha asaj vëmendje për këtë rast.
E edhe në Pejë dyshohej që qytetarët u helmuan nga uji.
Vlen të theksohet senë këto dy komuna ky ujë menaxhohet nga kompania e njejtë që është “KRU Hidrodrini” .
“Më shqetëson fakti pse duhet gjithmonë vetëm kur ballafaqohemi si vend me pasoja të mëdha të vetëdijësohen institucionet përgjegjëse për rëndësinë e mbrojtjes dhe tek atëherë fillohet me analiza si të merremi me parandalimin. Të dashur qytetarë këtë përkeqësim të situatës e kam paraparë para një muaji kur ndodhi rasti me helmimin e banorëve të 4 fshatrave të Pejës, me disa nga të cilët kam qenë në kontakt të vazhdueshëm”, ka thënë ajo.
Gazeta Infokus ka raportuar për këto dy raste ku qytetarët madje kishin edhe simptomat e njëjta.
Lexo edhe: A po helmohen qytetarët e Dukagjinit nga uji i Hidrodrinit?
Ajo këtë çështje e kishte ngritur edhe në Javën e Zhvillimit Qëndrueshëm para 3 jave duke venë theksin që helmimi i banoreve të atyre fshatrave me dyshimet në ujin e pishëm do të duhej të ngritje në alarm shtetëror.
Madje Reshitaj thotë se në rast që Institucionet e vendit do të kishin marrë masa nuk do të ishte gjendja e tanishme në Deçan.
“Fatkeqësisht sot u desht të kemi me mijëra të helmuar të tjerë që të vetëdijësohen institucionet tona për rëndësinë e situatës. Sikur të ishte analizuar e testuar deri ne fund rasti i parë e do ishte kuptuar etiologjia e helmimit të banorëve të fshatrave të prekura para një muaji me më pak se 100 banorë të helmuar, sot ndoshta s’ do të kishim këtë gjendje kaq të rëndë”, tha mes tjerash ai.
Kështu ajo ka një kërkesë për institucionet e Kosovës.
“Prandaj apeloj në institucione tona përgjegjëse që të veprojnë me kohë e në mënyrë të duhur profesionale deri në zbulimin e shkaktarit të helmimit. Mjaft deri më sot është lënduar besimi qytetarë në mbrojtjen e shëndetit publik.Sa më shumë ngjyrim politik aq më pak qëllim për ta përmirësuar atë”, përfundojë ajo./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...
-
Dita e të Pagjeturve dhe Masa*ra e Mejës, Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujt...
-
KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë
Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fsha...
-
Drita Millaku, Labinotë Demi Murtezi dhe Ardiana Matoshi nga Vetëvendosje, tri deputetet më pasive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
“Daily Mail” e vlerëson Shqipërinë si perlë të fshehur
Është e lehtë të bindesh për të vizituar një destinacion magjepsës bazuar vet...
-
Tërmeti 6.5 ballësh godet Ishujt Bonin të Japonisë
Një tërmet me magnitudë 6.5 ka goditur Ishujt Bonin të Japonisë të shtunën, n...
-
EULEX: Familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre
Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka marrë pjesë në akt...