Atletja australiane refuzon kritikat për foton e gjirit me kokë-poshtë (fotot)
Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 18 May 2021
Një kampione australiane e skive dhe ‘snowboard’ ka refuzuar sot kritikat pas një debati mbi foton e saj të zhveshur nga mesi e lart, duke i dhënë gji bebes së saj teksa bënte vertikalen.
Duke shënuar ditën e nënës në Australi në fillim të muajit, dy herë medalistja olimpike Torah Bright kishte shpërndarë një seri imazhesh në Instagram të vetes me të birin Flow.
Një nga fotot që kapte imagjinatën e shumicës, ishte ajo në pozë joge, teksa i jepte gji birit të saj duke bërë vertikalen.
“Tani që jam bërë nënë, diçka sikur është aktivizuar brenda meje,” shkruante Bright për 185,000 ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
“Është diçka spirituale, e botës instinktive, e pastër. Unë jam nënë”.
“Tashmë lutjet e mia shkojnë për të gjitha nënat, që ato të dëgjohen, tani e në të ardhmen, të respektohen dhe inkurajohen në institucionin e tyre”.
Por megjithë lavdërimet për fotot e saj, sportistja akuzohej se kërkonte të tërhiqte vëmendje, teksa një person shkruante: “Fotot e ushqimit me gji normalisht janë private. Ti kërkon medoemos vëmendje”.
“Të lumtë që ia dole të marrësh vemendjen më në fund … e dëshpëruar e patetike,”
Në një reagim ndaj kritikave, Bright quante komentet e tyre “të dëshpëruara.”
“Duke lexuar disa komente më bënë të trishtuar”, shkruante ajo.
“Në botën time, nënat duhet të inkurajojnë njëra-tjetrën. Por ne e bëkemi ndryshe, nuk është as e drejtë as e gabuar. Amësia është diçka e pastër, nuk kam asgjë përveç respektit për të gjitha nënat. Por nuk po kërkoj lavdërime. Nuk kam nevojë për lavdërimet nga njerëz të huaj. Unë jetoj me ritmin e daulleve të mia”.
Bright ka publikuar edhe foto të tjera të ushqimit të bebes me gji, si dhe duke bërë sport në ujë me djalin e saj 10-muajsh.
Bright është e martuar me kolegun skiator ‘snowboarder’ Angus Thomson, i famshëm në lojrat Olimpike dimërore në Australi.
Të tjera
-
Përbërja e re e Qeverisë serbe: Daçiq ministër i Brendshëm, Vulin zv/kryeministër
Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq, propozoi të hë...
-
Kryeziu: Mungesa e progresit në dialog s`është për shkak të të dyja palëve
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se është një zhvi...
-
Prezantohet kabineti i ri qeveritar në Serbi, i sanksionuari i Amerikës do të jetë zëvendëskryeministër
Mandatari për krijimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq ka prezantuar p...
-
Makina godet një këmbësor në Lluzhan të Podujevës
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi dyshohet se nga...
-
Hoti: Qeveria emëron anëtaren e Bordit të OShP-së pa konkurs publik
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka shkruar në ...
-
SBAShK-u proteston të mërkurën
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), do ...
-
Hajnat hyjnë në një shkollë në Ferizaj, vjedhin libra dhe një fshesë elektrike
Një grua ka raportuar në polici se hajnat kanë hyrë në një shkollë në fshatin...
-
Dy gra e rrahin një burrë në Mitrovicën e Veriut
Dy gra dyshohet se e kanë rrahur një burrë. Ngjarja ka ndodhur të hënën në...
-
Vëllau i Butës dënohet me 17 vite burgim
Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Q...
-
Homazhe për të nderuar Ali Lajçin
Kanë nisur homazhet në Kuvend për të nderuar veprimtarin e çështjes kombëtare...
-
Osmani takohet me zëvendëspresidentin e MCC-së: Granti prej mbi 200 milionë, do ta transformojë sektorin e energjisë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me zëvendëspresidentin e Kor...
-
Gjendet e vdẻkur një grua në banesën e saj në Fushë Kosovë
Një grua është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët e saj në Fushë ...