Rozë

Modelja shqiptare: Më pëlqejnë vetëm veriorët, me jugorë nuk dal kurrë, me duken si kushërinj

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 29 April 2024

Konkurrentja e Për’Puthen”, Erika, gjatë një interviste për Top Channel, thotë se i pëlqejnë meshkujt veriorë, ndërsa me jugorët nuk ka dalë kurrë, pasi i duket sikur “takon një kushëri”. Ajo do në krah një mashkull që të “jetë pak toksik dhe xheloz që ta mbajë nën kontroll”.

Erika: Mua më pëlqejnë meshkujt që janë xhentilman. Ata meshkuj që të vijnë me dhurata, me lule, që mundohen të bëjnë maksimumin për ty. Jam e tërhequr edhe nga meshkujt toksikë.

Nuk po them që të kalojnë në ekstrem, por të jenë pak, e bëjnë më adrenalinë njohjen. Kur janë pak xhelozë, që mundohen të të vënë pak në kontroll.

-Advertisement-

Ronaldo Sharka: Veriorët thonë që janë një çikë si shumë xhelozë.

Erika: Po veriorët ata më ngjisin, nuk kam dalë kurrë me jugorë.

Ronalo Sharka: Po pse, çfarë kanë jugorët?

Erika: Seksi është e para gjë. Më duket sikur po flas me ndonjë nga kushërinjtë e mi, edhe i them jo që në fillim.

Ajo ndërkohë tha se harxhon 5 mijë euro në muaj.

“Shpenzimet e mia, muaji është me minus në fund të muajit. Por ka muaj që kalojnë këto shifra, por mund të jenë edhe më pak. Muajt e verës edhe më shumë se 5 mijë”-ishte përgjigja e Erikës, kur u pyet sa para harxhon në muaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera